Izrael

Inteligjenca izraelite thërret aktivisten e Xhamise Al-e Aksa, Hadixhe Huvejs

Inteligjenca e Okupimit Izraelit (Shin Bet) të martën thirri aktivistin pro –Aksa, Hadixhe Huvejs për marrje në pyetje.

Sipas burimeve lokale, oficerët e Shin Bet urdhëruan Hadixhe Huvejs  të paraqitet të mërkurën në qendrën e paraburgimit al-Kishla në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit për të marrë në pyetje.

Hadixhe Huvejs është thirrur, arrestuar, dëbuar nga Xhamia Al - Aksa dhe është ndaluar nga udhëtimi disa herë për shkak të aktiviteteve të saj paqësore në mbështetje të Xhamisë Al-Aksa .

Ndërkohë, policia pushtuese izraelite e liroi aktivistin e Jerusalemit, Jaser Dirweesh, një banor në rrethin Issawiya, pasi e morri në pyetje dhe i dorëzoi një urdhër që e ndalonte atë të kryejë çdo aktivitet politik, shoqëror, kulturor dhe shëndetësor në zonën e tij.

Burimi: The PIC