Liban

Moussavi pranon Plumbly-in, përkrahë zgjedhjen politike në Siri


Zyrtari i Hizbullahut, për Marëdhënie Ndërkombëtare,  src=http://mediaelire.net/images/ammar%20al-moussavi.jpg ka diskutuar me Koordinatorin Special të OKB për Libanin Derek Plumbly, me të dërguarin special në OKB për Lindjen e Mesme,  Lakhdar Brahimi, i cili përgatitet për Konferencën e Gjenevës II.
    Al - Moussavi  ka diskutuar me të ftuar ndërkombëtarë të sigurisë për zhvillimet e fundit politike në Liban dhe për përpjekjet që kanë të bëjnë për lehtësimin e vështirësive të refugjatëve sirianë .

      Zyrtari i Hizbullahut përsëriti qëndrimin e partisë në lidhje me krizën në Siri, duke pohuar domosdoshmërinë e zgjidhjes politike, e cila  duhet bazuar në pjesëmarrjen e përbashkët të të gjitha fraksioneve politike siriane, kuptohet, pa parakushte.
      Al- Moussavi i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të jetë e angazhuar për detyrimet e tij në lidhje me përpjekjet për lehtësimin e jetës të refugjatëve sirianë.

      Në një kontekst të ndryshëm, zyrtari i Hizbullahut për  Marrëdhënie Ndërkombëtare e kritikoi raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së lidhur me rezolutën 1559, duke pasur parasysh se aty mungon saktësia, objektiviteti dhe raporti përfaqëson një qëndrim jo parimor që lidhet me çështjen libaneze .
     Raporti nuk e arsyeton rolin e Sekretarit të Përgjithshëm, sidomos në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit .