Siria

Të krishterët mbajnë demonstratë në Damask

src=http://mediaelire.net/images/syria%20christian.jpg     

 Të krishterët në Damask kanë mbajtur një demonstratë, duke  thirrur për lirimin e të afërmve nga ” duart e grupeve të armatosura ”. 
      Sipas Press TV, demonstrimi u mbajt jashtë një katedrale në kryeqytetin sirian, në Damask, të shtunën, më 26 tetor 2013.
     Protestuesit mbanin pankarta ku shkruante të lirohen të afërmit tonë nga duart e grupeve të armatosura, duke i bërë referencë  militantëve të jashtëm që veprojnë brenda Sirisë .
     Peshkopi, Matta Khouri i Katedralës Shën Gjergjit tha në një fjalim para demonstruesve që të krishterët të kërkojmë ndërhyrjen urgjente të bashkësisë ndërkombëtare që të lirohen të gjithë të rrëmbyerit në të gjitha qytetet e Sirisë, të lirohen të gjithë të burgosurit civilë  që janë burgosur nga pushteti i terrorizmit .
     Njëri prej protestuesve tha:

     Ne jemi duke celebruar këtë meshë ulur, që familjet tona të lirohen, familjet tona të burgosura janë duke u përdorur si mburoja njerëzore , ne kërkojmë për t'u liruar në paqe .”
      Ushtria Siriane vazhdon duke luftuar kundër Takfiristëve në qytetin e krishterë  Sadad, në veri të Damaskut.

mediaelire.net