Liban

Nasrallah: Ne do të sakrifikokjmë pesë herë më shumë për Irakun se për Sirinë

Sekretai i Përgjithshëm i Hezbollahut Sejjid Hassan Nasrallahu tha se partia e tij është e vendosur të mbrojë tempujt shiitë në Irak, pasi Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit pushtoi zona të mëdha të vendit.

“Ne do të bëjmë çfarëdo që na kërkohet, dhe do të shkojmë kudo që të na kërkohet...” tha një burim afër Nasrallahut duke e cituar atë këtë të martë gjatë takimit me udhëheqësin e “skuadrave zbuluese të imam Mehdiut”  me rastin 29-vjetorit të themelimit të formacioneve të skuadrave zbuluese.

Burimi gjithashtu vuri në dukje se vërejtjet e Nasrallahut të publikuara në gazetën Al-Safir të martën, ishin “vetëm një pjesë e vogël e asaj që ai tha gjatë takimit.”

“Ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë martirë në Irak pesë herë më shumë se sa sakrifikuam në Siri, në mënyrë që të mbrojmë tempujt, sepse ato janë shumë herë më të rëndësishme se qytete e shenjta në Siri,” tha Nasrallah.

“Ka ikur koha kur mund të shkatërroheshin dhe përdhoseshin tempujt tonë fetarë në Naxhaf, Kerbela dhe Samarra.”

“Si do t’i dalim përpara imam Mehdiut nëse demtohen tempujt në Samarra?” pyeti ai.

Megjithatë, ai lëshoi një frymë lehtësimi duke thënë se “për sa kohë do të ketë një njeri të quajtur Ajatollah Khamanei (lideri ynë), dhe për sa kohë do të ketë një rezistencë, populli i Irakut dhe klerikët fetarë, asgjë nuk do t’u ndodhë tempujve tanë në botë.”

Lideri Hezbollahut gjithashtu u bëri thirrje mbështetësve të tij që të përmbahen nga të shtënat me armë zjarri në ajër gjatë funeraleve të luftëtarëve të Hezbollahut.

Burimi gjithashtu vuri në dukje se Nasrallahu i tha udhëheqësit të skuadrave të zbulimit se ardhja e imam Mehdiut është afër.

“Ne sot, po jetojmë në kohën e ardhjes së imam Mehdiut,”  tha ai.

Si pasojë e ballafaqimeve me ofensivat gjithëpërfshirëve të militantëve në drejtim të Bagdadit, kryeministri Nuri al-Maliki njoftoi se qeveria irakiane do të armatosë dhe pajisë të gjithë civilët që dalin vullnetarë për të luftuar. Deri tani me mijëra kanë nënshkruar.

Të premtën autoriteti shiit në Irak Ajatollah Ali al-Sistani bëri thirrje për armatosjen e njerëzve për të luftuar “terroristët”, një masë kjo që do të rrisë rekrutimet.