Nasrallahu përgëzon qëndrimin e Ajetullah Sistanit kundër terroristëve të ISIL-it
Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut përshëndeti qëndrimin e Ajetullah të madh, Sejjid Ali el-Sistani kundër të ashtuquajturit grupit terrorist nën emrin Shteti Islami i Irakut dhe Levant (ISIL).
Në një fjalim të hënën, Sejjid Hassan
Nasrallah tha se Fetvaja e autoritetit të lartë të Irakut (dekreti fetar)
kundër ISIL-it nuk kishte për qëllim mbështetjen e një sekti të caktuar ose fisi,
por një veprim qëllimi i të cilit është për të mbrojtur të gjithë qytetarët
irakianë.
Ajetullah Sistani të premten lëshoi
një Fetva (Vendim-Dekret) për irakianët që të luftojnë kundër terroristëve
tekfiristë në Irak.
Fetvaja erdhi ndërsa ushtria dhe forcat irakiane të sigurisë vazhdojnë betejën e tyre kundër terroristëve të ISILI-it.
ISIL është një degë Al-Kaides, që
është, gjithashtu, aktive përtej kufirit në Sirinë fqinje.
Grupi terrorist ka sulmuar disa
qytete në veri të Irakut dhe ka kërcënuar se do të vazhdojnë aktet e dhunës në
qytete të tjera të Irakut, duke përfshirë edhe kryeqytetin e Irakut, Bagdad.
Ajetullah Sistani në Fetva e tij u
bëri thirrje njerëzve që të marrin armët dhe të mbrojnë vendin e tyre kundër
militantëve të ISIL-it.
Vullnetarë irakianë nga të gjitha
sferat e jetës janë grumbulluat në qendrat e rekrutimit për t'u bashkuar me
ushtrinë në luftën e saj kundër ekstremistëve të ISIL-it.
Në vende të tjera në fjalën e tij,
Nasrallahu hodhi poshtë kritikat e përfshirjes së Hizbullahut në luftën kundër
terroristëve të ISIL-it në Siri dhe tha se nëse Hizbullahu nuk ishte ballafaquar me grupin terrorist në Siri,
ISIL-i do të ishte në Bejrut tani.