Amerike

Senatori amerikan për kryetarin al-Assad: Zgjedhjet presidenciale fitore për popullin e Sirisë

Kryetari i Sirisë, Bashar al-Assad mori sot një mesazh nga senatori amerikan Richard Black i Virxhinias për fitoren në zgjedhjet presidenciale.


     Richard Black i konsideron zgjedhjet si një fitore e madhe për popullin e Sirisë, duke thënë se bota nuk mund të injorojë mbështetjen e pakufizuar të sirianëve të ngazëllyer që i mësyen kutitë e votimit për të votuar.


     Ai shtoi se votuesit sirianë dërguan një qortim të ashpër për xhihadistët, duke thënë se zgjedhjet kanë dëshmuar neverinë e sirianëve  ndaj ekzekutimeve, duke prerë koka, duke i paraqitur publikisht aktet   e tyre të kryqëzimit, u bënë të qarta komplotet e jashtme për të ndarë  Sirinë në baza etnike.


      Black tha: Unë kërkoj falje për komentet e vrazhda dhe pa vend të sekretarit të shtetit, John Kerry, për zgjedhjet, asnjë njeri i mençur nuk mund të injorojë zgjedhjet, ku tri të katërtat e votuesve kanë zgjedhur një kandidat me 9-1 diferencë. Për fat të mirë, për të zgjedhur president  është jo e drejta e Kerry-t, por kjo është e drejta e popullit të Sirisë.


     Ai shtoi Vendi juaj ishte një herë një margaritar për stabilitet, harmoni dhe civilizim fetar, zgjedhja juaj nxit shpresë për ata që ëndërrojnë të rivendosin lavdinë e Sirisë që e kanë shijuar.  

 
      Senatori përfundoi duke thënë se:

 Çdo njeri nuk duhet të injorojë këto zgjedhje ... Ato ishin një hap i madh drejt arritjes së paqes botërore dhe një tregues se ka ardhur koha që të  tregojmë respekt për vullnetin e popullit të Sirisë.