Izraeli filloi sulmin në Gaza
Ushtria izraelit ka lajmëruar se ka filluar sulmet kundër caqeve të Hamasit në Gaza, pasi që nga Gaza në orët e mëngjesit është kryer sulm raketor kundër Izraelit. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee ka deklaruar se sulmet kanë për qëllim shkatërrimin e pozitave të Hamasit në Gaza.
Sipas ministrisë së informatave të Gazës, sulmet ajrore të aviacionit izraelit janë të përqendruara në pjesën veriore të Gazës, ndërsa zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë Ashra fal Qudrah ka deklaruar se spitalet janë të gatshme për pranim.
Ministria e shëndetësisë ka thirrur banorët që të ndërmarrin të gjitha hapat preventive. Sipas reporterit që gjendet në kufi në mes Gazës dhe Izraelit edhe zyrtarët izraelit kanë dhënë paralajmërime të ngjashme banorëve të vet izraelit.
“Shohim disa re të tymit mbi Gazën, ndërsa vjen edhe konfirmimi se ushtria izraelite ka filluar me sulmet. Në perimetër prej 40 km rreth kufirit, zyrtarët izraelit kanë ftuar në hapjen e strehimoreve për shkak të kundërsulmit nga Gaza. Nga kolegët tanë në Gazë, dëgjojmë se sulmet për momentin janë kryer në poligonet e zbrazëta të cilët lidhen me krahun ushtarak të Hamasit, si dhe në bazën detare”. Më vonë Fawcet ka lajmëruar se një ndërtesë është shkatërruar tërësisht.
Në fillim të takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahun, ndërsa pas fillimit të sulmit izraelit mbi Gazë, presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se marrëveshja paqësore e ardhshme në Lindjen e Afërt duhet të përfshijë edhe të drejtën e Izraelit në vetëmbrojtje”.
Diç më herët, përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Afërt Nikolaj Mladenov ka dënuar sulmin raketor mbi Izraelin nga ana e Gazës në të cilën janë plagos shtatë persona dhe i ka quajtur”absolutisht të papranueshme”.
Mladenov ka shkruar në Twitter se Kombet e Bashkuara dhe ndërmjetësuesit egjiptian intensivisht po punojnë nga të dyja anët, por se “situata akoma është tensionuar”. Angazhimi i Egjiptit dhe KB-së për ndërprerjen e zjarrit në mes Izraelit dhe Lëvizjes së Hamasit në të kaluarën ka dhënë rezultate.
Sulmi raketor nga rripi i Gazës është kryer të hënën në mëngjes dhe në këtë sulm është qëlluar një shtëpi në Mishemeret, në veri nga qyteti Kfar Saba, me ç’rast janë plagosur shtatë persona, duke përfshirë një foshnje, dy fëmijë dhe dy gra.
Burimi: Aljazeera Balkans