Palestine

OJQ: 1936 zionist kanë hyrë në xhaminë Al-Aksa që prej datës 1 qershor

Një total prej 1936 kolonësh dhe policës zionistë kanë hyrë me forcë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jeruzalemin Lindor që nga fillimi i muajit qershor, njoftoi të enjten një OJQ.

“Ka pasur një rritje të dukshme të numrit të izraelitëve që kanë hyrë me forcë në kompleksin e xhamisë këtë muaj në krahasim më një muaj më parë,” tha në një deklaratë Fondacioni për Ndihmë Al-Aksa.

Ai shtoi se 1197 kolonë hebrenj, 62 zionistë të përsonelit të inteligjencës dhe 137 ushtarë kanë hyrë në kompleksin e xhamisë që nga data 1 qershor.

OJQ-ja u bëri thirrje arabëve dhe muslimanëve që të“marrin përgjegjësitë e tyre në lidhje me xhaminë,” duke bërë thirrje për marrjen e hapave urgjentë në mbrojtje të shtëpisë së adhurimit kundër asaj që ajo e quajti “një përshkallëzim izraelit.”

Muajt e fundit, grupe kolonësh ekstremistë hebrenj, të shoqëruar nga forcat zioniste të sigurimit, kanë hyrë më forcë në mënyrë të përsëritur në kompleksin e xhamisë Al-Aksa. Shkeljet e shpeshta kanë zemëruar palestinezët dhe  me raste kjo ka çuar në perleshje të dhunshme.

Ushtria zioniste e ka pushtuar Kudsin gjatë Luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1967. Ajo aneksoi qytetin e shenjtë në mënyrë të njëanshme në vitin 1980, duke e shpalluar atë si kryeqytetin e identitetit hebre – një veprim që nuk është njohur asnjëherë nga komuniteit ndërkombëtar.