S.Nasrallah: Siguria, nafta në Liban nuk vonon, ushtria siriane në tokë fiton
Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullah-ut, Sejjid Hassan Nasrallah theksoi të hënën se nëntë shtetasit libanez, të cilët u rrëmbyen dhe u mbajtën në Aazaz të Sirisë për 17 muaj, u japim shpresë familjeve të tyre dhe libanezëve tjerë të zhdukur dhe të rrëmbyer se dita e tyre e lirisë po afrohet.
Gjatë një fjalimi që ai mbajti në përvjetorin e 25-të në Spitalin Al- Resul Al- Aazam, në Shkollën e Dëshmorëve në periferinë jugore të Bejrutit, Sejjid Nasrallah nënvizoi situatën ushtarake siriane si dhe atë politike, por edhe situatën e brendshme libaneze në lidhje me naftën dhe zhvillimet e sigurisë.
Shkëlqesia e tij përgëzoi çliruesit libanez të Aazaz-it, duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në lirinë e tyre dhe duke theksuar se dy peshkopët duhet të lirohen, ky është një shqetësim i ndërsjelltë në mes të libanezëve dhe popullit sirian.
Të gjithë libanezët, të cilët janë rrëmbyer për shkak të ngjarjeve në Siri duhet të lirohen, duke përfshirë edhe Hassan el- Mikdad-in. Samir Kassa-n dhe banorët e qytetit Maaroub , tha Sejjid Nasrallah, duke theksuar se dikush duhet të delegohet për të ndjekur çështjet e tilla në mënyrë që të dihet përgjegjësit e rrëmbimeve dhe të hapen dyert për dosjet e vjetra.
Nëse ne jemi në një gjendje të respektueshme, çështjet humanitare duhet të hapen, pavarësisht nga ndonjë aspekt politik ...