Lëvizja iraniane kundër arrogancës nuk ndalet
Ministri Iranian i Drejtësisë , Mustafa Pourmuhammedi tha se kombi iranian kurrë nuk do të heqë dorë nga lëvizja kundër arrogancës botërore dhe kërkesat e saj ilegjitime.
Ai i bëri këto komente, ndërsa ishte duke folur për Agjensinë e Lajmeve IRNA, në prag të Ditës Kombëtare Kundër – Arrogancës, që i bie më 4 Nëntor, e cila shënon përvjetorin e pushtimit të “gropës së spiunëve” të SHBA, (Ambasada Amerikane) në Teheran, e cila qe pushtuar nga studentët muslimanë në vitin 1980.
Kjo ditë përkujtohet, festohet në Iran duke u zhvilluar demonstrata mbarëkombëtare.
Shefi i Gjyqësorit i bëri thirrje iranianëve për të dalë në mënyrë masive, me pjesëmarrje të madhe në demonstrata, në përkujtimin e kësaj dite.
Data, gjithashtu, përkujton përvjetorin e mërgimit të të ndjerit imam Homeinit në Turqi nga regjimi Pahlavi, në vitin 1964.