Izrael

Analisti izraelit vërteton fjalët e Imam Hamaneit

- Benny Morris: Izraelitët nuk kanë të ardhme në këtë vend dhe ata duhet të largohen nga Palestina!

Historiani dhe analisti i shquar izraelit ka bërë një deklaratë tronditëse dhe të papritur, duke përdorur shprehje të habitshme për të ardhmen e tij me Izraelin: Izraeli nuk ka të ardhme në këtë vend dhe përfundimisht ata do të detyrohen të largohen nga Palestina.

Sipas lajmit të Qodsna, shkrimtari dhe analisti Benny Morris i cili njihet edhe si opozitar në qasjet e Izraelit ndaj Palestinës, u shpreh kështu: ‘Palestinezët janë të lidhur ndaj parimeve të daljes zot tokave të tyre dhe shpëtimit nga sionizmi. Në këto rrethana asnjëherë nuk do të arrihet një marrëveshje  rajonale apo një marrëveshje paqësore e bazuar në ndarje rajonale dhe nuk do të ketë asnjë rezultat. Këto kushte do të vazhdojnë përderisa Izraeli përpiqet të vazhdoj ekzistencën e tij si një shtet hebre. Unë nuk e di se çfarë e ardhme po më pret. Kjo është gjithashtu një pikë e rëndësishme; Sot, numri i palestinezëve është më i lartë se ai i hebrenjve dhe më në fund ky vend po bëhet një vend i vetëm ku arabët janë mbizotërues dhe nuk do të ketë pengesa kundër tij. Natyrisht, Izraeli është duke u përpjekur të mbrojë emrin, territorin dhe të drejtat e shtetit hebre, në këto kushte një gjë e tillë është e pamundur. Kur arabët marrin të drejtat e tyre, ata nuk do të jenë më një shtet hebre.

Në një situatë të tillë, nuk është për të mirën e Izraelit që konfliktet midis grupeve të ndryshme në vendet e Lindjes së Mesme të ndezen në të ardhmen dhe arabët do të dëshirojnë që refugjatët të kthehen. Si rezultat, hebrenjtë do të bëhen një pakicë e vogël në thellësitë e botës së gjerë arabe të mbushur me palestinezë dhe kjo pakicë do të vritet. Mu ashtu si ngjarjet që ndodhën në vendet arabe kohët e fundit. Atëherë çdo hebre mund të ik në Amerikë apo perëndim. Palestinezët po ndjekin zhvillimet e ardhshme në një mënyrë të vetëdijshme dhe të kujdesshme. Ata i vëzhgojnë me kujdes kushtet në të cilat pesë, gjashtë ose shtatë milionë hebrenj do të mbesin nën rrethimin në qindra miliona arabëve dhe pastaj nuk do të ketë më arsye për privilegje ndaj Izraelit. Unë mendoj se kjo do të ndodhë në një kohë të shkurtër, fitorja do të jetë e tyre dhe ata do të na mposhtin për 30 apo 40 vitet e ardhshme. Këto zhvillime janë të pashmangshme. Të gjitha lajmet në lidhje me atë se Ehud Barak, Bill Klinton apo të tjerët ju kanë ofruar paqe palestinezëve por ata nuk kanë pranuar, janë të rrejshme. Palestinezët duan kthimin e tokave të tyre të pushtuara dhe edhe gjatë periudhës së negociatave, ata asnjëher nuk arritën paqe, luajtën me neve dhe atë në periudhën kur  në vitet 1937, 1947, 1977 dhe 2008, Lëvizja Sioniste Kombëtare pranoi formimin e shtetit palestinez. Por Palestina nuk dha ndonjë përgjigje.

Duke iu referuar Benjamin Netanjahut, Morris u shpreh kështu: ‘Ai nuk po kërkon paqe me palestinezët, edhe ashtu as palestinezët nuk e kërkojnë këtë. Në sytë e publikut botëror, Netanjahu  duhet të drejtohet në lojërat diplomatike.’

Siç e kujtojmë, Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Hamanei, në një takim të bërë  Sekretarin e Përgjithshë të Lëvizjes Palestineze të Xhihadit Zijad En Nehale dhe delegacionin e tij, ishte shprehur se: ‘Palestinez do të mbijetojë me fuqi , dhe me hirin hyjnor së shpejti fitorja përfundimtare do të jetë e popullit palestinez. Fitorja e popullit palestinez në vitet e fundit nuk është në kuptimin e aftësisë për të krijuar një shtet në Tel Aviv, Sigurisht, me ndihmën e Zotit edhe kjo do të realizohet, por fitorja e vërtet është gjunjëzimi i popullit palestinez dhe grupeve të rezistencës. Me emrin e Zotit, do të arrini suksese të mëdha.

Regjimi sionist kërkoi  armëpushim në dy betejat e mëparshme me grupet e rezistencës (luftëra 22 ditë dhe luftëra 8 ditë) dhe në konfliktin e fundit, pas 48 orësh. Pra, kjo do të thotë që regjimi sionist është gjunjëzuar.’

Duke i konsideruar këto ngjarje si shumë të rëndësishme, Udhëheqësi i Revolucionit Islamik shtoi se: ‘Arsyeja për suksesin e popullit palestinez në kohët e fundit janë rezistenca dhe stabiliteti. Për sa kohë që vazhdon ky drejtim, procesi i rënies së regjimit sionist do të vazhdojë. Shtypja e fuqive të huaja nuk mund të na pengojë nga detyra jonë hyjnore, fetare dhe intelektuale për të mbrojtur popullin palestinez.’

Ajetullah Hamanei lavdëroi forcat e Lëvizjës së Xhihadi Islamik Palestinez dhe kërkoi shërim të shpejtë për ish Sekretarin e Përgjithshëm të Xhihadit Islam, Dr. Ramazan Abdullah.

Burimi: Rast Haber