Irani ndalon importimin e mallrave që janë prodhim vendas
Parlamenti iranian ndaloi importimin e mallrave "të ngjashme", të cilat janë prodhuar në vend për të plotësuar nevojat e tregut të brendshëm.
Parlamenti iranian ka miratuar projektligjin, i cili ndalon importin e mallrave të prodhuara brenda vendit dhe që i përgjigjet nevojave të tregut të brendshëm, deri më 21 mars 2021.
Me projektligjin e miratuar për mbështetjen e prodhimit vendas, importuesve u është ndaluar që të japin leje për import për të sjell këto mallra në vend.
Burimi: Sputnik News