Forcat Pushtuese Izraelite rrëmbyen 4 palestinezë në Bregun Perëndimor
Forcat Pushtuese Izraelite (IOF) para sabahut të premten arrestuan katër qytetarë palestinezë në Bregun Perëndimor.
Ushtria izraelite lëshoi një deklaratë duke thënë se të ndaluarit ishin të përfshirë në operacione të rezistencës kundër objektivave izraelite.
Një burim lokal raportoi se Forcat Pushtuese Izraelite sulmoi fshatin Bil'in në Ramallah dhe gjuajti një bombë drejt një shtëpie palestineze që e dogji pjesërisht.
I njëjti burim tha se konfrontimet e dhunshme shpërthyen në Ramallah, pasi Forcat Pushtuese Izraelite bastisën dhjetëra shtëpi palestineze.
Një fotoreporter i palestinezëve i identifikuar si Haitham al-Khatib u plagos nga një plumb në këmbë.
Forcat Pushtuese Izraelite në baza ditore nis bastisjet njëditore në Bregun Perëndimor, të cilat zakonisht shoqërohen me fushata arbitrare të arrestimit.
Burimi: The Palestinian Information Center