Izrael

Është haram të normalizohen marrëdhëniet me Izraelin

Në fjalimin e tij në seancën përmbyllëse të Konferencës së 32-të të Bashkimit Islamik të zhvilluar në Teheran, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Botërore të Ehli Bejtit, Muhammed Hasan Ehteri u shpreh se është haram normalizimi i marrëdhënieve me regjimin terroristë të Izraelit.

Muhammed Hasan Ehteri vuri në dukje se konferenca është një mundësi e mirë për të mbrojtur kombin palestinez dhe idealin e saj, dhe duke lëshuar deklarata nga institucionet e të drejtave të njeriut, ato ndërkombëtare dhe joqeveritare, ai kërkoi dënimin e politikave dhe nismave të regjimit terrorist të Izraelit.

Duke iu referuar edhe të ndjerit Imam Khomeinit dhe deklaratave të ndryshme mbështetëse të udhëheqësit të tanishëm të Revolucionit Islamik ndaj popullit të Palestinës, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Botërore të Ehli Bejtit, Muhammed Hasan Ehteri u shpreh se: “Rezistenca e popullit palestinez do të vazhdojë me mbështetjen e muslimanëve të tjerë dhe kjo do të jetë e dobishme për forcimin e unitetit në mes të muslimanëve.”

Burimi: Pars Today