Namazi i xhumasë dhe hytbeja në Teheran
Sipas agjencisë të Shërbimit Botëror IRNA, Imami i përkohshëm i namazit të xhumasë në Teheran, Ajetullah Sejjid Hatami, ka thënë në ceremoninë madhështore që shënonte 25 vjetorin e vdekjes së themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Imam Humeinit ( r.a.): Organizimi madhështor i ceremonisë përkujtimore për Imamin përcjell dy mesazhe, atë të besnikërisë ndaj doktrinës së Imam Humeinit (r.a.) dhe besnikërisë ndaj pasardhësit të tij, Ajetullah Hamenei, lideri aktual suprem i Revolucionit Islamik.
Përveç tjerash, imami i namazit të xhumasë, foli edhe për përvjetorin Ditës së Lëvizjes së popullit të Iranit kundër pushtetit despotik të Shahut Pahlavi dhe tha: Lëvizja e 15 Khordatit të vitit 1342, që përkon me 5 Qershorin e vitit 1963, është pikënisja e Revolucionit Islamik i cili nisi më këtë datë dhe doli fitues më 11 shkurt 1979.
Imami i namazit të xhumasë, Ajetullah Sejjid Hatami, doktrinën e Imam Humeinit (r.a.) e cilësoi respektuese të votës së popullit dhe refuzuese të arrogancës dhe tha: “Deri në ato kohë sa të vazhdojnë djallëzitë dhe armiqësitë e Amerikë skundër Revolucionit Islamik dhe popullit të Iranit, ky popull do të vazhdojë të përdorë sloganin e njohur të Revolucionit Islamik: “ Vdekje Amerikës”.
Ajetullah Hatami, përveç tjerash tha se ky vit është emëruar nga Lideri Suprem, si viti i ekonomisë dhe kulturës me vullnet kombëtar dhe administrim me përpjekje xhihadiste, për zgjidhjen e problemeve kulturore dhe ekonomike.
Imami i namazit të xhumasë në vazhdim të hytbes së tij foli edhe për organizimin e Konkursit (Garave) Ndërkombëtar të Kuranit Famëlartë në Teheran dhe shtoi: Ky konkurs është edhe një shembull më shumë nga bekimet e shumta të Revolucionit Islamik.