Kulturë

Ekspozitat dhe organizatat. Roli i tyre në zgjidhjen e cështjeve socjale.

Dje, më datë 29 Maj, u mbajt, në Muzeun Historik Kombëtar, Ekspozita “Nën të njëjtën Cati”.  Në këtë Ekspozitë morën pjesë personaliete të rëndësishme të Organizatave Jofitimprurëse dhe Lëvizjeve të huaja organizative. Në këtë Ekspozitë u reklamuan 20 fotografi me mesazh antidiskriminues për pakicat me ngjyrë. Kjo Ekspozitë ishte projekt i Grupit “Forcimi i vizibilitetit për grupet më të diskriminuara në Ballkanin Perëndimor”! Këto fotografi kishin pamje rëngjethëse të grupeve  me ngjyrë të fotografuar nga fotograf amator edhe profesjonist. Fotot përcillnin momente nga jeta e përditshme e këtyre njerëzve për të dhënë mesazhin e barazisë dhe të drejtave të përbashkëta humane pa dallim rracor.

Edhe pse,  organizimet e këyre Lëvizjeve janë të shumta, nuk dihet sesa reale janë ato apo sesa efekt kanë në përcjelljen e mesazhit. Dihet që qëllimi i këtyre Organizatave është të arrijnë një rezultat pozitiv dhe frytdhënës në përmirësimin e jetesës së grupeve më pak të përfaqësuara.

Problemi i  mosrealizimit të qëllimit qendron në dy aspekte:

 

  1. Irrealiteti i këtyre Organizatave (Organizata mashtrruese)
  2. Pafuqia për të ndërhyrë tek fuqia e Qeverisë e cila shpeshherë është e padrejtë me këto pakica. (Qeveria korruptive).

Këto dy arsye, jorrallëherë, bëjnë që këto organizime apo ekspozita të jenë  thjesht  një numër Arti. Ato nuk e kanë forcën të ndërhyjnë në llogjikën apo Ligjet e Qeverisë për një projekt  mbështetës. Këto grupe kanë nevojë për srehim dhe punësim, madje edhe për shkollim. Në mungesë të këtyre tri faktorëve, këto pakica deyrohen të lypin, vjedhin apo të shesin materiale  metalike të mara në mbeturina duke u bërë kështu shkak edhe pasojë e shumë sëmundjeve vdekjeprurëse siç ëshë malarja. Të lënë nën hije, të braktisur nga fati edhe nga dora njerzore, këto grupe, nën mëshirën e Zotit, zgjedhin rrugë sakrifikuese për të mbijetuar ndërkohë që disa Organizata Jofitimprurëse, pasi marin fondet kryejnë Ekspozita  Artistike duke garuar për foton më të bukur. Është për të ardhur keq sesi, në kurriz të disa njerëzve të cilët vdesin përditë trotuareve për bukën e gojës nga kafshëria humane, disa të tjerë shpërndajnë çmimet për foton më klasike apo ngjyrat më goditëse.

Ja u mbajt  edhe  Ekspozita e djeshme. Erdhën personalitete të shumta. U  ngrit  koktejl  mbreslënës.  U  ndanë  cmime  për  foton  më  domethënëse.  Ama  në fund,  këto  pakicat  mbetën sërisht atje  ku  ishin, në  TROTUAR  edhe në BARAKA.  Qeveria  nuk  reagoi,  Mediat  nuk  u  përfaqësuan,  gjihcka  mbeti  me  dyer  të   mbyllura.  Shumë  zhurmë  për  asgjë.  Pavarësisht  luksit  dhe  hijeshisë  së  Ekspozitave  apo  Aktiviteteve, rëndësi  ka  përfundimi. 

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}