Republika Islamike e Iranit, Flamurtare e aktiviteteve Kur'anore në botë
Kryetari i Organizatës për Çështje Fetare-Bamirësie në Iran tha se Republika Islamike e Iranit është Flamurtare e aktiviteteve Kur'anore në botë.
Duke iu drejtuar xhematit ditën e
xhuma në Teheran, para Hytbes, Huxhetul
Islam Ali Muhammedi i referohet
edicionit të 31-të të Konkursit Ndërkombëtar të Kur’anit të Shenjtë dhe tha se
objektivi kryesor i konkursit është që të promovojë Kulturën Kur'anore.
Edicioni i 31 i Konkursit
Ndërkombëtar të Kur’antit të Shenjtë filloi në Republikën Islamike të Iranit,
në Teheran, të hënën ku 120 këndues, hafizë të Kur’anit, që përfaqësojnë më
shumë se 70 shtete konkurojnë në gara,
që do të përfundojnë më 2 qershor 2014.
Konkursi vjetor është organizuar nga
Organizata e Çështjeve Fetare dhe të Bamirësisë për të inkurajuar publikun për
të lexuar Kur'anin e Shenjtë dhe për të vepruar sipas mësimeve të Kur'anit të
Shenjtë.
Huxhetul Islam Muhammedi falënderoi Zotin për dhënien e bekimit Republikës Islamike të Iranit që të jetë
mikpritëse e Konkursit të Kur’anit.
Ai iu referua forcimit të unitetit
Shia - Sunni si një nga funksionet e Konkursit Kur’anor, duke thënë se ndërsa
armiqtë janë duke punuar për të përhapur mosmarrëveshje dhe përçarje në Botën Myslimane,
kurse, Konkursi, Garat e Kur'anin në Republikës Islamike të Iranit shërbejnë si një vend ku vëllezëritë Sunnitë dhe
vëllezërit Shi’itë nga vende të ndryshme të vijnë së bashku dhe për të qëndruar
më afër me njëri-tjetrit.
Kryetari i Organizatës për Çështje Fetare-Bamirësie, gjithashtu, vuri në dukje se Konkursi Kur’anor shërben për të penguar propagandën e armikut që ka për qëllim përhapjen Shi’afobisë dhe Iranofobisë.
Përveç tjerash, në fjalën e tij,
Huxhetul Islam Ali Muhammedi përsëriti
zhvillimin e aktiviteteve Kur'anore në Iran që prej fitores së Revolucionit
Islamik dhe tha se në saje të përpjekjeve të bëra nga Themelimi i Republikës Islame,
aktivistët iranianë të Kur'anit kanë bërë arritje të mëdha në ngjarjet
Kur'anore Ndërkombëtare.
Ai vazhdoi duke thënë se për të qëndruar
kundër armiqve të Islamit, Bota Muslimane ka nevojë për t’u drejtuar në Kur’anin
e Shenjtë.