Panairi Ndërkombëtar i Librit në Qerbela
Me 28 maj 2014 në Xhaminë e Imam Hysejnit në Qerbela u hap Edicioni i 10-të i Panairit Ndërkombëtar të Librit.
Sipas faqes, website Al - Kafil , panairi
është organizuar në bashkëpunim me kujdestarinë e Xhamive të Imam Husejnit dhe
të Hazreti Abbasit.
Kjo ngjarje kulturore është një
pjesë e programeve të edicionit të 10-të të quajtur Bahar -i Shehadet ( Pranvera
e Shehidllëkut ), Festival Ndërkombëtar i cili do të hapet më 1 qershor 1014.
Oborri i Xhamisë së Imam Hysejnit, i cili quhet Akila Zejynab, do të jetë mikpritës i programit.
Ceremonia e hapjes së Panairit të Librit u zhvillua me pjesëmarrjen e Shejh Abdul Mahdi Karbalaji, kujdestar i Xhamisë së Imam Hysejnit, Akil Al- Turaihi, governator i Qerbelasë dhe një numër i personelit të kujdestarisë të Xhamive në Qerbela si dhe figura të shquara kulturore nga Iraku dhe disa shtete të tjera.
Produkte të ndryshme kulturore dhe
botimet e dhjetë shteteve, përkatësisht nga
Libani, Siria, Irani, Bahreini, Kuvajti, Egjipti, Arabia Saudite, Amerika,
Anglia, dhe Maroku, janë paraqitur në panair.
Sejjid Meisar Al - Hakim, një
organizator i edicionit të 10-të të Panairit, tha se kujdestarit e Xhamive të Imam Hysejnit,
Hazreti Ma’sumehs dhe Hazreti Abdul Azim Hasanit kanë marrë pjesë në panair për
herë të parë.