Amerike

Komploti i SHBA për të riformuar Lindjen e Mesme, Afrikën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë promovuar islamofobinë si pjesë e planit të saj afat-gjatë për të riorganizuar Lindjen e Mesme dhe Afrikën, tha një analist për Press TV.


     Ka një politikë të qartë nga Shtetet e Bashkuara për të rivizatuar hartën gjeopolitike jo vetëm të Lindjes së Mesme, por edhe të Afrikës, i tha Xhemal Vakim Press TV në një intervistë.


     Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të vendoset një pykë midis Evropës dhe Afrikës, duke mbështetur versionin tekfiristë të Islamit, të përfaqësuara nga grupe si Boko Haram, si al-Kaida.


  Xhemal Vakim shtoi se Shtetet e Bashkuara e kanë ushqyer,  gjithashtu, Islamofobinë në Europë, në një përpjekje për të shkaktuar ndarje në Mesdhe dhe për të përdorur pretekstin e terrorizmit në vendet subsahariane, për të justifikuar ndërhyrjen koloniale nga fuqitë Perëndimore.


     Analisti theksoi nevojën për thirrje për vetëdije lidhur me komplotin përçarës të Shteteve të Bashkuara.


     Ai tha se natyra e vërtetë e konfliktit në Afrikën Sub- Sahariane duhet të jetë haptazi, publike, duke shtuar se grupet terroriste si Boko Haram po e përdorin Islamin si një flamur ideologjik për veprimet e tyre.


      Boko Haram - emri i të cilit do të thotë Edukimi perëndimor është i ndaluar, - thotë se qëllimi i tij është për të përmbysur qeverinë e Nigerisë.


      Boko Haram ka marrë përgjegjësinë për një numër vdekjesh me  armë dhe sulme me bomba në pjesë të ndryshme të Nigerisë që nga viti 2009.


      Gjatë katër viteve të fundit, dhuna në veri të shtetit më të populluar të Afrikës ka marrë jetën e më shumë se 3.600 njerëzve