Kulturë

U hap qendra islame më e madhe në Mal të Zi

         Qendra kulturore  islame dhe xhamia Selimije në qytetin malazez Tivar mund të pranojë 2000 besimtar dhe vizitorë.

        Në Tivar është hapur qendra kulturore islame dhe xhamia Selimije, ndërtesa më e lartë e këtij lloji në Mal të Zi, dhe njëra prej më të mëdha në Ballkan. Objektin e ka hapur zëvendësi i kryeministrit të Turqisë z. Emrullah Ishler, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Mal të Zi, citon agjencioni Anadollija. Në ceremoninë e hapjes së qendrës kulturore islame dhe xhamisë Selimije kanë marr pjesë kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviqi, kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiqi, nënkryetari i qeverisë së Malit të Zi, Rafet Husoviqi, Reis ul ulema i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziqi, si dhe një numër i madh i deputetëve të parlamentit të Turqisë dhe të Malit të Zi, përfaqësues të Bashkësisë Islame nga Bosnja dhe Hercegovina, përfaqësues fetar nga Kisha ortodokse dhe katolike. Hapjen solemne e ka transmetuar drejtpërdrejtë edhe televizioni shtetëror i Malit të Zi.

 

         Reisi Rifat ef. Fejziqi i ka falënderuar të gjithë të pranishmit që kanë ardhur në hapjen solemne të kësaj qendre islame.” Ky është çasti më i rëndësishëm në historinë më të re të myslimanëve në Mal të Zi. Tivari është i njohur si qyteti multietnik, në të cilin jetojnë të gjitha religjionet bashkarish dhe në harmoni të plotë. Kështu ka qenë me shekuj” ka porosit Fejziqi.

Gurin themeltar për këtë objekt është vënë në vitin 2002, kur ka filluar ndërtimi i kësaj qendre kulturore islame dhe xhamisë qendrore me përbërje të shumëfishtë. Punimet kanë vazhduar plot 12 vite, me ndërprerje të kohëpaskohshme për shkak të grumbullimit të mjeteve dhe zgjidhjes së planit hapësinor dhe dokumentacionit teknik, të cilët janë kryer nëpër disa faza. Qendra islame kulturore dhe xhamia Selimije mund të pranojnë 2000 besimtar dhe vizitor, ndërsa destinimi dhe funksionimi i saj e tejkalon edhe karakterin e saj fetar. Xhamia mban emrin Selimije në shenjë kujtimi të xhamisë së pare të ndërtuar në qytetin e vjetër të Tivarit, nga e cila tani janë të ruajtura vetëm themelet e saja. Në qendrën kulturore islame janë vendosur edhe klasat e mësimit si dhe kabinetet e informatikës, çerdhja e fëmijëve me parkun e lojërave, biblioteka dhe salla e leximit, qendra hulumtuese, restoranti me kuzhinën orientale, salla për përkthimin simultan, apartamentet për mysafirë, salla sportive dhe kongresore, si dhe një varg hapësirash tjera të nevojshme.