Egjipt

Sisi humbet betejën për pritshmeritë në zgjedhjet presidenciale

Në ditën e parë të zgjedhjeve presidenciale në Egjipt kishte një pjesëmarrje më të ulët nga sa pritej. Autoritetet me shpejtësi nisen të marrin masa për rritjen e pjesëmarrjes në ditën e dytë në mënyrë që të forcojnë legjitimitetin e zgjedhjeve – prandaj ata  vendosen të mbajnë zgjedhje edhe në një ditë të tretë, ndërkohë që të dy kandatët protestuan kundër zgjatjes.

Hamdeen Sabahi u mundua të përfitonte nga kjo situatë me një moto “e marta është për Hamdeen” dhe më një hashtag në rrjetet sociale. Pasi u bë e ditur zgjatja e zgjedhjeve, një hashtag nga disa prej mbështetësve të tij filloi të përhapej në Twitter, duke i bërë thirrje kandidatit të tyre që të tërhiqej nga gara (edhe pse afati ligjor për t’u tërhequr kishte kaluar prej kohësh).

Për pjesëmarrjen e ulët u fajësuan pjesërisht komplikimet proceduriale ku u kërkohej egjiptianëve që të shkonin shumë larg banesave të tyre për t’u regjistruar për votime. Natën e kaluar, qeveria lajmëroi marrjen e disa masave të dëshpëruara për të shpëtuar situatën, e cila do të kërkonte një amendim ligjor për t’u zgjidhur. U bë e ditur se e marta do të ishte ditë pushimi dhe se trenat do të mund të merreshin falas për ata që duan të shkojnë në zonat e tyre të origjinës për të votuar. Gjithashtu, qarkulluan lajme se do të kishte një gjobë prej 500 paudësh egjiptian (70 dollarë) për të gjithë ata që nuk do të merrnin pjesë në votime. Gjoba ka qënë në fuqi prej vitesh, por legjitimiteti i saj ka qënë gjithmon në pyetje, pasi bojkoti mund të konsiderohet si një zgjedhje politike.

Një video e publikuar mbrëmë tregonte Sabahin në humor dhe krenar për arritjet e fushatës së tij, përkundër mundësive të kufizuara, duke i bërë thirrje të rinjve që nuk votuan ditën e parë që të dilnin e ta mbështesnin atë e të rritnin pritshmeritë në ditën e dytë. A mundet që këto zgjedhje të rezultojnënë një fitore të Hamdeenit dhe në daljen në pension të gjeneral Fatah Al-Sissit? Ka pak gjasa. Unë ende parashikoj që Sisi do të fitojë me mbi 75% të votave. Por edhe një fitore e tillë mund të jetë e pakënaqshme për shumë arsye. Sisi donte një pjesëmarrje të lartë në votime në mënyrë që të mbështes një numër reformash ekonomike, ndryshime radikale në strukturëne e shtetit të Egjiptit dhe të institucioneve, si dhe investime të mëdha në projekte kombëtare.

E rëndësishme. Pjesëmarrja reflektoi besimin e egjiptianeve për procesin në tërësi.

Mbështetësit e Vëllazërisë Muslimane si dhe disa aktivistë festuan pjesëmarrjen e ulët, duke thënë se kjo ishte një shenjë se mania Al-Sisi ka rënë! Por një sondazh i Pew Research tregon se ndarjet janë më të thella se sa shfaqen në media. Partia për Drejtësi dhe Liri e Vëllazërisë Muslimane deklaroi se vetëm 5 milion do të merrnin pjesë në votime dhe se 48% e tyre ishin të krishterë, 32% ishin pro-Mubarak dhe 2% ishin ciganë.

Po pse pjesëmarrja është e ulët? Është e vështirë të thuhet me saktësi se sa e ulët është pjesëmarrja në krahasim me zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 ku rreth 23 milion egjiptianë votuan në raundin  e parë, që përbënin 46% të votuesve të regjistruar. Duke supozuar se mbështetësit e Vëllazerisë Muslimane do të bojkotojnë zgjedhjet, (ish-presidenti Muhamed Mursi fitoi 5.5 milion vota në raundin e parë), do të thotë se rreth 2 apo 3 milion votues do të abstenojnë. Kur i shtojmë kësaj edhe 2 apo 3 milion të rinjë të cilët gjithashtu do të mund të bojkotojnë zgjedhjet, atëherë do të kishim një prag real prej rreth 17 deri në 18 milion votues.

Shumë të rinjë kanë shprehur pakënaqësi në rritje për mënzrën se si po shkojnë gjërat, duke ditur se kanë një president i cili sapo ka dhënë dorëheqjen nga ushtria – i cili kishte thënë se do të kandidonte për president pasi ta hiqnin Mursin. Shumë të rinjë kanë hequr dorë nga votimet pas sulmeve të mediave mbi revolucionin e 25 janarit, pasi e quajtën atë “Naksa” (kthim mbrapa), apo “Nakba” (katastrofë), apo edhe një konspiracion. Të rinjtë, si rezultat i kësaj, janë tjetërsuar, pasi shumë prej tyre e identifikojnë vetën me revolucionin e janarit, si një arritje e brezit të tyre. trajtimi i ashpër i policisë ndaj studentëve protestues, ka zemëruar shumë gjithashtu. Më shtator të vitit 2013, vura në dukje se “Aleanca e 30 Qershorit” do të prishej nëse shteti dhe media do të vazhdonin të luftonin dhe të punonin kundër idealeve të revolucionit të 25 janarit, dhe se qeveria duke u mbështetur tepër në masat e sigurisë, po përsëriste gabimet e paraardhësit të vet.

İ dhamë këto vlerësime për të treguar se një pjesëmarrje prej 17 apo 18 milion votuesish duhet të konsiderohet e arsyeshme, duke marrë parasysh situatën si dhe zgjedhjet e kaluara. Dy ditë para zgjedhjeve, Sisi doli dhe tha se dëshironte të shikonte 40 milion votues! Frustrimi është gjithmonë një fuksion i deficitit mes realitetit dhe pritjeve të tepruara. Me sa duket Sisi mund t’u ketë paraqitur kundërshtarëve të tij një fitore të lehtë në betejën per pjesëmarrje.

Në gjithashtu kemi identifikuar një numër të madh gabimesh që ka bërë Sisi gjatë intervistave të tij televizive. Gabime që mund të kenë tjetërsuar votues të dyshimtë dhe segmentë të pavendosur, duke i dhënë kështu miliona vota kundështarëve; Sabahit për protestën e votuesve dhe Vëllazërisë Muslimane, ku miliona bojkotuan të gjithë procesin si rezultat i formatit dhe mesazheve të tij televizive. Te premtën Sisi u shfaq përsëri në një intervistë televizive me nja 10 figura të medias. İntervista ishte në një mjedis të pazakontë, i cili ngjante pothuajse me një oborr mbretëror, ku mbreti do të ulej në fronin e tij i rrethuar nga shpura e tij! Përveç ambjentit të papërshtatshëm ku Sisi dukej si një faraon i kurorëzuar pa filluar akoma zgjedhjet, edhe zgjedhja e figurave të medias ishte gjithashtu një problem më vete për miliona teleshikues. Edhe mënyra se si e trajtonin Sisin, duke tundur kokën e tyre në shenjë admirimi për përgjigjet e Sisit, sikur ai të ishte një profet, i cili thoshte disa urtësi qiellore, të cilat askush nuk mund t’i vinte në diskutim, duke provokuar kështu shumë egjiptianë, veçanërisht të rinjtë.

Duke njoftuar numërimin e votave, kjo mund të ketë bërë që të duket sikur tashmëçdo gjëështë vendosur dhe se vota e tyre nuk do të ndryshojë asgjë.

Një njeri i diskutueshëm, i cili është identifikuar fuqishëm me korrupsionin e regjimit të vjetër të Mubarakut, doli me pretendimin qesharak se nëse nuk dalin në votime miliona egjiptianë, Sisi mund të lërë zyren! Ai duhet të fitojë e jo të heqë dorë (!) Sisi duhet të bëjë diçka për shoqëruesit e tij në media. Me miq të tillë që flasin më emër të Sisit, Vëllazëria Muslimane duhet të jetë vërtetë e kënaqur.

Sisi ka mundësi të arrijë një fitore të përgjithshme, pavarisht të gjthave. Por, ai e ka humbur betejën e pjesëmarrjes për shkak të gabimit fatal për të menaxhuar me kujdes pritshmëritë. Çfarë do të thotë kjo për presidencën e tij? Kjo varët se çfarë mësimi do të nxjerrë ai nga kjo në lidhje me egjiptianët. Edhe nëse këto përpjekje të ethshme do të kenë sukses në rritjen e pjesëmarrjes, kjo betejëështë një përkujtim për ata që e kanë kujtesën e shkurtër: seasnjë president, apo media, nuk duhet ta marrë si të mirëqënë punën e egjiptianëve, e as t’i trajtojë ata si fëmijë. Kurrë!



Wael Nawara është një kolumnist për Al-Monitor, pulsi i Egjiptit. Ai është një shkrimtar egjiptian dhe një aktivist. Ai është githashtu bashkëthemeluesi i partisë Al-Dustur, i Shoqatës Kombëtare për Nryshim dhe partisë El-Ghad. Më përpara ka qënë president i Aleancës Arabe për Liri dhe Demokraci. Mund ta ndiqni në twitter: @WaelNawara

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}