Turqi

Tekfiristët e Sirisë i shesin naftë Turqisë

    Tekfiristët që përkrahën nga të huajt, që veprojnë në Siri, po i shesin naftë Turqisë për të financuar sulmet e tyre kundër qeverisë siriane, tha një analist.


    Ata ( militantët ) janë duke fituar duke e shitur atë në Turqi.  Nafta i takon popullit të Sirisë,  jo për të financuar operacionet e tyre, i tha Press TV, Franklin Lamb në një intervistë.


     Analisti tha se tekfiristët në Siri nuk janë më të kontrollueshëm si më parë.


    Ajo ( Lëvizja Tekfiriste) është rritur, është bërë një magnet i fuqishëm, duke tërhequr njerëz, të rinj nga kudo, nga Tunizia në Jemen nga Egjipti në Libi vijnë në Siri, tha analisti Franklin Lamb.

 

    Ai tha se militantët nga vende të tjera janë të joshur me shpresën se do të bëjnë një aventurë romantike si Don Kishoti de la Mancha, ndërsa rezultati nuk është tjetër vetëm vdekje dhe shkatërrim.


     Franklin Lamb tha se tekfiristët përbëjnë një kërcënim për  myslimanët dhe jo- myslimanët, nën emrin e Islamit, duke shtuar,

 Ne e shohim dhunën, imponimin, siç e dini ju edhe më mirë se unë, por veprimi i tyre i në emër të Islamit është krejtësisht i huaj për Islamin.


     Komentatori tha se tekfiristët kanë përhapur barbarizmin e pakufizuar në Siri.