Imami – Pasqyrë e Drejtësisë - Miting i Poezisë
Me rastin e përvjetorit të vdekjes së Imam Humeinit ( r.a.), një miting poezie do të mbahet më datën 2 dhe 3 qershor 2014 me pjesëmarrjen e poetëve iranianë dhe të huaj në Teheran.
Programi do të organizohet në
bashkëpunim me Organizatën Kulturore, Artistike të Komunës së Teheranit dhe Shoqatën Ndërkombëtare ” Dideban -e Edalat ”
në kryeqytet.
Poetë dhe figurat letrare nga Irani,
India, Taxhikistani dhe Afganistani do të paraqesin poezitë e tyre në seancë
për themeluesin e Revolucionit Islamik, Imam Humeinin.
Aliriza Ghazveh, Hussein Esrafili,
Reza Esma'ili, Hussein Sulejmani dhe Se'id Biabanaki nga Irani, Aziz Mehdiut
nga India, Rustem Axhami, nga Taxhikistani, Sorur Raxhaxhi dhe Muhammad Hussein
Faxhadh nga Afganistani do të jenë poetët e ftuar për të marrë pjesë në Mitingun
e Poezisë.
Qendra Ibn Sina’i dhe Qendrat Kulturore Bahman do të jenë mikëpritëse e Mitingut të Poezisë me 2 dhe 3 qershor 2014 në Teheran.
Imam Humeini ( r.a.) ishte jo vetëm
një udhëheqës fetar dhe politik, por edhe një figurë letrare, dijetar dhe
mistik me vepra të vlefshme të njohura në gjithë botën.
Një përmbledhje e poezive të tij të
fundit, së bashku me një numër të poezive më të vjetra, janë botuar në një
libër me titull Divan –i Imamit.