Netanjahu: Vlerësojmë faktin se Kanadaja do të mirëpresë Helmetat e Bardha
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka vlerësuar “oparacionin humanitar” dhe “ndërhyrjen e përgjegjëshme” për evakuimin e anëtarëve të organizatës Helmetat e Bardha të njohur me afërsinë e tyre me Al Nusran.
Me kërkesën e vendeve perëndimore, vitin e kaluar, Izareli lejoi që të kalojnë në Jordani disa qindra aktivist të cilët pretendonin se qëllimi i tyre ishte mbrojtja e civilëve në fushën e luftës, por të cilët akuzoheshin për lidhje me ekstremistët nga Damasku dhe Moska dhe për propaganda armiqësore.
Netanjahu i cili priti në Jeruzalem ministren e jashtme të Kanadës, Chrystia Freeland, u shpreh kështu: “Mendoj se ky është një operacion i posaqëm humanitar të cilin e kemi realizuar së bashku. Unë po e shikoj këtë si një shembull të një ndërhyrjeje të përgjegjshme që karakterizon Kanadanë dhe Izraelin.”
Netanjahu shtoi se ata vlerësojnë gatishmërinë e Kanadasë për të mirëpritur Helmetat e Bardha.
Burimi: Sputnik News