Siria

Trupat e SHBA së shpejti do të trajnojnë militantët në Siri

Sipas zyrtarëve amerikan, të mërkurën, në Akademinë Ushtarake Amerikane, në një fjalim për politikë të jashtme, Obama pritet të zgjerojë ndihmëm për opozitën si një sfidë për Sirinë kundër terrorizmit dhe tregon se ai do të zgjeron ndihmën për opozitën.


    Presidenti amerikan, Barak Obama së shpejti mund të nënshkruajë  një projekt për të trajnuar dhe të për të pajisur militantët pro – Perendimor të Sirisë, në një lëvizje të hapur që do të rrisë ndjeshëm mbështetjen e SHBA për kryengritësit të cilët kanë qenë duke e kërkuar për tri vjet për ndihmë ushtarake në kërkimin e tyre për të larguar Presidentin Bashar Assad,  kështu kanë thënë zyrtarët e administratës amerikane.


    Si hap i parë do të dërgohet një numër i kufizuar i trupave amerikane në Jordani për të qenë pjesë e një misioni rajonal i trajnimit që do të udhëzojnë anëtarët e  të së ashtuquajturës Ushtria e Lirë Siriane në taktika të ndryshme, duke përfshirë operacionet kundër terrorizmit, thanë zyrtarët amerikan. Ata thanë se Barak Obama nuk ka dhënë ende miratimin për nismën dhe se ka ende diskutime të brendshme në lidhje me cilësitë e misionit dhe rreziqet e mundshme, kështu raportoi agjencia A. Press.

 

    Në një fjalim për politikë të jashtme, të mërkurën, në Akademinë Ushtarake Amerikane,  Obama pritet të formoj një projekt për të trajnuar dhe për të pajisur militantët pro – Perendimor të Sirisë, si një sfidë kundër terrorizmit dhe që tregon se ai do të zgjerojë ndihmën për opozitën, sipas zyrtarëve. Megjithatë, ai nuk ka e ka shpallur programin specifik, i cili është ende duke u finalizuar , thanë zyrtarët.

 

    Zyrtarët folën në kushte anonimiteti për shkak se ata nuk ishin të autorizuar për të diskutuar publikisht diskutimet e administratës.


    Sipas zyrtarëve amerikan, Departamenti i Shtetit, Pentagoni, komuniteti i inteligjencës, së bashku me shumë përfaqësues në Kongresin Amerikan që mbështesin këtë projekt, kanë arritur në përfundim se Assadi nuk do të largohet   pa një ndryshim të situatës ushtarake në terren.

 

    Në të njëjtën kohë, ka shqetësime në rritje nga kërcënimi që vjen nga grupet e ndryshme ekstremiste, degë të al – Kaidës, që luftonin në Siri, thanë zyrtarët.


    Komiteti i Senatit Shërbimeve Ushtarake javën e kaluar miratoi një projekt-ligj të mbrojtjes që autorizon Departamentin e Mbrojtjes për të ofruar trajnime dhe pajisje për të verifikuar elementet e opozitës siriane.


     SHBA tashmë kanë operacionet mbështetëse të fshehta në Siri që punojnë për opozitën siriane  dhe kjo nuk është ende e qartë se si programi i ri do të punojë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpenzuar 287.000.000 $ (dollarë) deri më tani në ndihmë për luftën në Sirisë, që tani është në vitin e katërt.

 

    Të martën, Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentojë rreth  projektit, programit, i cili ishte raportuar së pari nga gazeta Wall Street Journal.


    Zëdhënësja Jen Psaki, megjithatë, u tha gazetarëve se një projekt i opsioneve për të mbështetur militantët pro - perëndimor mbetet në shqyrtim.