Plan i rrezikshëm i sionistëve për xhaminë al Aksa
Organizatat dhe grupet radikale sioniste të cilët dëshirojnë shkatërrimin e xhamisë al Aksa, këtë herë kanë paraqitur një plan racist dhe të rrezikshëm për ndarjen e kësaj hapësire të shenjtë.
Plani i organizatave dhe grupeve radikale sioniste të cilët duan të ndajnë xhaminë al Aksa në mes muslimanëve dhe hebrenjve, parasheh që muslimanëve t’u jepet vetëm Musalla e vjetër.
Organizatat sioniste po ashtu njoftuan se pasi muslimanët të dëbohen nga xhamia al Aksa dhe të hapen varret e muslimanëve, do të heqen edhe pemët e ullirit në lindje të al Aksa-s.
Në një pjesë tjetër të këtij plani thuhet se pas shkatërrimit të Kupolës së Shkëmbit, xhamia al Aksa do të kaloj nën kontrollin e hebrenjëve.
Në anën tjetër, Jeruzalemi i pushtuar i ka cilësuar planin dhe deklaratat e sionistëve si provokues dhe racistë.
Burimi: Rast Haber