Kulturë - Art - Fe

Berlini Organizon Garat Evropiane Kur'anore

Edicioni i Tretë i Garave Evropiane Kura’anore filloi të premten në Berlin, Gjermani.

Sipas të përditshmes el-Watan, përfaqësuesit e 15 vendeve evropiane po marrin pjesë në Garën Kur’anore.

Garat Kur’anore janë organizuar nga Shoqata Kur’anore al-Furkan.

Garat dy-ditore kanë kategori të ndryshme, duke përfshirë memorizimin e Kur'anit dhe këndimin e Kur’anit me Taxhvid  dhe Tartil.

Ka më shumë se 1000 kandidatë që konkurojnë në kategori të ndryshme, tha Assam Falij, Sekretar i Shoqatës së Kur’anit al-Manabir me seli në Kuvajt, e cila është bashkëorganizuese e ngjarjes.

Ai tha se anëtarët e panelit të gjyqtarëve janë ekspertë, këndues të Kur’anit nga vende si Sudani, Maroku, Algjeria, Jemeni, Siria, Kuvajti dhe Bahrejni.

Burimi: IQNA