Franca

Instituti Kur'anor për femra në Francë

    I pari Institut për femra për mësimin e Kur’anit përmendësh është planifikuar të hapet në rajonin Rhône-Alpes në Francë.


    Shoqata Kopshtet e Diturisë në Lyon ka themeluar institutin me emrin Instituti Kur’anor Rhône-Alpes (ICRA), kështu shkruan në faqen e internetit lesjardinsdusavoir.

 

     Është planifikuar themelimi i Qendrës Kur'anore, pas kryerjes së një sondazhi në të cilin shumica e femrave muslimane të rajonit thanë se ato do të preferojnë të mësojnë Kur’anin në një institut të  veçantë për femra.


    Shoqata Kopshtet e Diturisë tha se instituti do të hapet zyrtarisht në fillim të vitit 2015, kurse objekti  i Institutit është blerë dhe është i gatshëm.  


     Shoqata Kopshtet e Diturisë u ka bërë thirrje myslimanëve francezë për të dhënë donacione financiare dhe dhuratë kopje të Kur’anit të Shenjtë për Institutin Kur’anor.


    Franca është shtëpia e pakicës më të madhe myslimane në Evropën Perëndimore. Rreth 6 milionë muslimanë vlerësohet se jetojnë në Francë .