Rouhani: Roli i mediave në paraqitjen e Islamit
Kryetari i Iranit, Huxhetul Islam Hassan Rouhani theksoi se media në Botën Myslimane ka një përgjegjësi të rëndë për të paraqitur imazhin e vërtetë të Islamit në botë.
Duke iu drejtuar të 7-tës Asamble të Përgjithshme Unionit të Bashkimit të Radio
Islame dhe Televizionit ( IRTVU ) në kryeqytetin e Iranit, në Teheran, të
dielën, Huxhetul Islam Hassan Rouhani shtoi se armiqtë e Islamit janë duke e
paraqitur një imazh të shtrembëruar të Islamit.
Presidenti kritikoi rrëmbimin e
fundit të një grupi të nxënëseve nigeriane nga grupi terrorist tekfirist, Boko
Haram, duke thënë se kjo vepër ishte pjesë e një skenari që të dëmtojë imazhin
e Islamit.
Në përgjigje të të gjithë atyre që kanë zgjedhur rrugën e gabuar, nën drejtimin e Perëndimit, duke e portretizuar Xhihadin dhe Islamin si krijues të terrorit dhe dhunës, kurse ne duhet të paraqesim, të tregojmë imazhin e mëshirshëm të Islamit, tha presidenti Rouhani.
Është detyrë e jonë sot, e myslimanëve, për të mbrojtur Islamin tonë dhe Profetit tonë ( paqja qoftë mbi të ) ..., tha shefi ekzekutiv iranian.
Asambleja e 7-të e Përgjithshme e Unionit
të Radios Islame dhe Televizionit (
IRTVU ) u hap të dielën në Teheran.
Takimi tre-ditorë ka për qëllim për të diskutuar çështje të
ndryshme që lidhen me mediat botërore myslimane.
Janë 220 anëtarë të Unionit nga 36 shtete që kanë ardhur në Teheran për të marrë pjesë në asamblenë me moton Media e Zgjimit, Zëri i Rezistencës dhe Konfrontimi i Kryengritjeve Fetare.
Palestina, Siria dhe kryengritjet fetare
do të jetë në rendin e ditës.
Gjatë punimeve të asamblesë 20 shtete, duke
përfshirë Iranin, Irakun, Kuvajtin, Libanin, Egjiptin, Palestinën, Sirinë, Indinë,
Italinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemenin dhe
Pakistanin do të prezantojnë prodhimet e tyre në Tregun e Filmit Islamik.