Kur'ani bën thirrje për barazi, drejtësi
Hamza Tzortzis një musliman britanik me origjinë greke, tha se një nga doktrinat thelbësore të Kur'anit është sigurimi i barazisë dhe drejtësisë.
Duke folur në një konferencë në
Stamboll, ai tha se vlerat Islame paraqesin zgjidhje përfundimtare për
problemet e shkaktuara nga pabarazia në botë.
Përveç konferencave të ndryshme, Hamza Tzortzis në SHBA dhe Mbretërinë e
Bashkuar është i njohur edhe për temat e tij në diskutime publike. Duke qenë
një kundërshtar i rreptë i kapitalizmit dhe laicizmit, mendimtari mysliman, akademiku
britanik, ka tërhequr vëmendjen ndaj pabarazisë, ndaj klasëve shoqërore, si rezultat i
kapitalizmit, raportoi Buletini Botëror
(World Bulletin).
I ftuar nga Shoqata e Studimeve
Islamike e Universitetit Bogazixhi për të folur në konferencë rreth temës bosht
“Islami, një e vërtetë apo një ëndërr?, Hamza Tzortis tha: Ne jemi
muslimanë dhe ne kemi një traditë etike. Ne besojmë se Kur'ani është universal
dhe një nga doktrinat thelbësore të Tij është për të siguruar barazi dhe
drejtësi pa asnjë diskriminim në mes të klasës së varfër dhe të pasur.
Duke shpjeguar nevojën e urgjente për
shpërndarjen e barabartë të pasurisë, Hamza Tzortis tha: Më shumë se dhjetë milionë fëmijë afrikanë
vdesin në vit për shkak të kequshqyerjes dhe mbi dy milionë njerëz në botë nuk
mund të përballojnë nevojat themelore të jetës. Unë mendoj se Islami do të
zgjidhë këtë situatë ku sundon pabarazia dhe
padrejtësia.