Izraeli mbyllë hyrjen në pjesën e Jeruzalemit Lindor
Forcat izraelite mbyllën me blloqe çimentoje të hënën hyrjen në pjesën palestineze, Xhabal al-Mukabbir, në Jeruzalemin Lindor të pushtuar (Kuds).
Dëshmitarët okularë vendas thanë se forcat izraelite u vendosën në hyrjen kryesore të Xhabal al-Mukabbir, ndërsa buldozerët izraelitë mbyllën lagjen me blloqe çimentoje, pa asnjë njoftim paraprak për banorët e lagjes, njofton Agjensia e Lajmeve Maan.
Banorët e Xhabal al-Mukabbir denoncuan mbylljen e hyrjes kryesore të lagjes së tyre, pasi i pengon ata të lëviznin lirshëm dhe kjo shkakton bllokim trafiku brenda lagjes.
Arsyet për mbylljen mbetën të panjohura
Burimi: IQNA