Izrael

Ushtria izraelite: Hezbollahu po përpiqet të krijojë një strukturë për zhvillimin e raketave në Bejrut

Izraeli tha se Hezbollah kishte për qëllim krijimin e tri objekteve në kryeqytetin libanez, Bejrut, me qëllim që të shndërroj raketa që janë efektive nga toka në tokë.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga ushtria izraelite, u tha se objektet të cilat thuhet se Hezbollahu do t’i krijoj me qëllim të zhvillimit të raketave, janë pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bejrutit Rafiq Hariri. Në këtë deklaratë në të cilën u ndan edhe fotografi  satelitore që pretendohen të jenë të lidhura me objektet e përmendura, u tha se: “Ky është një tregues i shpërndarjes ushtarake të Iranit në rajon dhe i ndikimit negativ të Iranit.”

Në deklaratë u tha se objektet do të krijohen me qëllim që tëshndërrojnë raketa që janë efektive nga toka në tokë dhe se rajonet në fjalë janë të shikuara nga Izraeli në mënyra të ndryshme dhe se kundër këtyre rajoneve janë bërë përpjekje me metoda të ndryshme.

 Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu iu referua pretendimit se Hezbollahu donte të ndërtonte një strukturë raketore. Ai ia tregoi fotografitë e ushtrisë izraelite Asamblesë së Përgjithshme, duke thënë se: “Izraeli e di se qfarë po bëni dhe ku po e bëni dhe nuk do të ju lejoj të shpëtoni nga kjo.”

‘A PO PËRGATITET IZRAELIT T’A GODAS BEJRUTIN?’

Ndërkohë që pretendimet e Izralit zunë vend të gjerë në shtypin libanez, disa media thanë se: “A po përgatitet Izraeli t’a godas Bejrutin?’ Ndërsa qeveria e Tel Avivit po akuzon Hezbollahun se po kërcënon Izraelin.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: Sputnik News