Liban

Komploti i armikut për Sirinë është mposhtur

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut tha në një deklaratë se brenda kuadrit të planit të “Lindjes së Mesme të Re”, lufta terroriste kundër Sirisë, e cila synonte rezistencën në rajon, u mposht rëndë.

Në një fjalim të bërë në qytetin Nabatije, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Kasim deklaroi se në kuadër të interesave të Izraelit dhe SHBA-së, me iniciativën e disa vendeve të Gjirit Arab, ky komplot i bërë kundër Sirisë është mposhtur rëndë, pavarësisht nga të gjitha mundësitë që u janë dhënë atyre.

Naim Kasim u shpreh se “terrorizmi është një qasje demonike dhe shtypëse e sionistëve dhe SHBA-së, për largimin nga Islami, shtrembërimin e fesë  dhe shkatërrimin e rajonit”.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut u shpreh se janë mposhtur terroristët të cilët kishin qëllime të këqija në sulmin e fundit terrorist në qytetin e Ahvazit. Ai theksoi se vazhdimi i aksit të rezistencës siguroi solidaritet në mënyrë që të mbijetojë në një front të vetëm dhe t'i japë fund terrorit që u drejtua nga disa organizata rajonale në Shtetet e Bashkuara, Izrael dhe Gjirin Persik.

Kasim dënoi sulmet e Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe e përshkroi atë si një "vrasje të planifikuar të shekullit" e cila çoi në një katastrofë humanitare në Jemen.

Zyrtari i Hezbollahut përsëriti se Rezistenca Kombëtare Libaneze është e gatshme në përputhje me parimet e lirisë, pavarësisë dhe mbrojtjes, të rezistojë ndaj armikut izraelit dhe sulmeve ndaj vendit. Ai kundërshtoi përfitimin nga  të gjitha llojet e fuqive të huaja kundër terroristëve dhe komploteve e planeve të institucioneve të lidhura me to.

Naim Kasim po ashtu theksoi se: “Rezistenca dhe Hezbollahu bëjnë thirrje për një qeveri të integruar dhe kombëtare për të mbështetur stabilitetin politik në Liban, për të realizuar interesat e libanezëve dhe për të përshpejtuar formimin e saj.”

Burimi: Rast Haber