Iraku

Xhamia e Imam Hysejnit ndërton kompleks banesash për të varfërit

Për shkak të nevojës për strehim të familjeve të varfëra, Xhamia e Shenjtë e Imam Hysejnit ka filluar për të ndërtuar një kompleks banimi në qytetin e Qerbelasë. Projekti ka një sipërfaqe prej 150 hektarësh, ku do të ndërtohen 1000 njësi banimi.


    Këtë projekt do ta realizoi kompania ndërtuese Es-Sibtain Construction Company. Çdo shtëpi do të ketë hapësirë prej 20 m2. Për më tepër, në këtë kompleks do të ndërtohen super markete, spitale, shkolla dhe një qendër sportive në shërbim të familjeve.


     Vlen për t’u përmendur se një projekt i tillë do të arrihet jo vetëm në qytetin e Qerbelasë, por në të ardhmen do të ndërtohen edhe në qytete  tjera të Irakut.