Forcat ırakiane arrestojnë 14 terroristë të maskuar me nikab në Falluxha
Forcat irakiane të sigurimit kanë kapur 14 anëtarë të grupit terrorist të ashtuquajtur Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISILl) në qytetin e Falluxhës.
Sipas një burimi të sigurisë,
arrestimet janë bërë të hënën, ku militantët e ISIL-it ishin të veshur, mbuluar
me nikab, një pjesë e hixhabit që mbulojnë
fytyrën gratë.
Të arrestuarit ishin militantë të Shtetit
Islam të Irakut dhe Shamit (ISIL) të cilët po iknin nga një sulm i forcave irakiane.
Militantët ishin mbuluar me nikab për t’u
shmangur arrestimit, që është një dukuri e zakonshme në mesin e terroristëve të
ISIL-it, tha burimi i sigurisë.
Burimi i sigurisë foli në kushte
anonimiteti për shkak se ai nuk ishte i autorizuar për të folur me gazetarët.
Një nga të arrestuarit ka vendosur bomba në disa ndërtesa banimi në qytetin e Falluxhës, thotë burimi i sigurisë.