Të paktën 189 palestinezë u plagosën në kufijtë e Gazës
Të paktën 189 palestinezë u plagosën nga forcat izraelite, përfshirë rastet e plagosjen me gazin lotsjellës, gjatë protestave përgjatë kufijve lindorë të Rripit të Gazës, të premten.
Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza tha se forcat izraelite plagosën 50 palestinezë me municion, ndërsa të tjerët nga 189 u plagosën me plumba gome ose pësuan inhalim me gaz lotsjellës.
Zëdhënësi i ministrisë, Ashraf al-Kidra, tha se 73 të plagosur ishin hospitalizuar, ndërsa 116 u trajtuan në vend.
Al-Kidra vuri në dukje se 10 fëmijë ishin në mesin e të lënduarve.
Që nga fillimi i protestës së "Marshit të Madh të Kthimit" më 30 mars, 2018, rreth 171 palestinezë janë vrarë dhe së paku 17,500 kanë pësuar lëndime.
Protestat kanë filluar nisur nga mijëra civilë palestinezë në Gaza, që kanë vuajtur nga një rrethim dhjetëvjeçar izraelit, të cilët kanë shkuar në kufi për të kërkuar të drejtën e tyre për t'u kthyer si refugjatë në vendet e tyre origjinale, tani në Izraelin e sotëm.
Burimi: Ma'an