Ushtria siriane rrëzon 3 dronë
Ushtria siriane goditi tre dronë që i përkisnin terroristëve, tha Shefi i Qendrës Ruse për Ppajtimin, gjeneralmajor Aleksey Tsygankov.
Terroristët u përpoqën të sulmonin trupat qeveritare në qytetin Hama duke përdorur dronët, tha gjenerali Tsygankov, sipas një raporti të Interfax-it, të shtunën.
Ai vuri në dukje se formacioni i paligjshëm i armatosur që vepron në zonat e qeta vazhdon të shkelë armëpushimin dhe një numër fshatrash u bombarduan në provincën Latakia dhe disa zona në Halep.
Gjenerali Aleksey Tsygankov tha gjithashtu se 45 dronë të panjohur janë rrëzuar pranë Bazës Ajrore Himeimim, gjatë muajit të fundit, gjë që tregon numrin në rritje të tyre.
Gjenerali rus shtoi se, siç po duket, teknologjia e dronëve u është dhënë terroristëve.
Ato janë ndërtuar me teknologji moderne në strehimore në shtëpi. Disa prej tyre kanë krahë të gjatë 3.5 metra, mund të fluturojnë mbi 100 kilometra dhe të mbajnë 10 bomba dore, tha ai.
Burimi: IRNA