Siria

U vra në Siri shefi i tekfiristëve i “Frontit el –Nusra”

src=http://mediaelire.net/images/syria%20army2.jpg    

Mediat siriane thonë se shefi i Takfiristëve në Siri, i grupit Jabhat  al- Nusra (Fronti el- Nusra)  thuhet se është vrarë. Sipas raporteve të premten, më 25 tetor 2013, lideri i El Nusra,  i lidhur me El_Kaiden, Muhammed al- Xhoulani u vra në Latakia, krahinë në perëndim të vendit.

     Nuk ka pasur më shumë detaje në lidhje me incidentin.
Ndërkohë, janë vrarë shumë luftëtarë në Siri, Ushtria Siriane ka shtuar sulmet e saj kundër militantëve dhe fortesave të tyre në gjithë vendin. 
      Në njërën nga operacionet më të mëdha, të premtën, njësitë e ushtrisë i zunë në pritë militantët e grupit Liva'a al-Islam , një brigadë e Frontit al Nusra, që ka lidhshmëri me el-Kaiden, në pjesën Lindore të fshatit Goutah, në rrethin e Damaskut.
      Si rezultat i kësaj prite, gjatë sulmit, u vranë shumë militantë, në mesin  e tyre edhe shtetas të huaj dhe u konfiskua një sasi e madhe e  armëve, duke përfshirë edhe raketa anti-tank.  
       Disa militantë të një grupi tjetër të el –Kaides, të njohur me emrin si Shteti Islamik i Irakut dhe Levant-it, u vranë, gjithashtu, në përleshjet me forcat siriane pranë qytetit verior të Halepit.
       Ndërkohë, njerëzit në disa qytete, në gjithë provincën e Halepit, demonstruan kundër grupeve të armatosura, duke kërkuar tërheqjen e tyre nga zonat civile.