Izrael

Kryeministri izraelit për disa vite do të quhej Muhamed

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se kryeministri izraelit për disa vite do të quhej Muhamed, në rast se mbizotëron zgjidhja vetëm me një shtet të përbashkët. Trumpi gjoja këtë i ka thënë mbretit jordanez Abdullahut gjatë vizitës Shtëpisë së Bardhë në fund të qershorit.

Mbreti Abdullah pretendohet se ka thënë Trumpit se  “shumë palestinez nuk dëshirojnë zgjidhjen me dy shtete, por më parë do të jetonin me izraelitët në një shtet të me të drejta të barabarta për të gjithë. Rezultati do të ishte i tillë sa që Izraeli do të humb karakterin e tij hebraik”.  Si përgjigje kësaj, Trumpi ka thënë: “atë që flitni ka kuptim, në rast të tillë kryeministri izraelit për disa vite do të quhej Muhamed”.

Mbreti Abdullah i ka besuar detajet e takimit me presidentin amerikan Emanuel Macronit, presidentit francez , gjatë takimit të fundit në kryeqytetin e Jordanisë, ka publikuar burimi francez Kanalit 10 izraelit.

Çifti ka biseduar poashtu edhe për planin paqësor të Trumpit në Lindjen e Afërt të ashtuquajtur”Marrëveshja historike”. Detajet e marrëveshjes akoma nuk janë publikuar , pore me sa dukej për këtë është biseduar me udhëheqësit rajonal.

Gjatë takimit mbreti Abdullah, sikurse lajmëron gazeta izraelite Jerusalem Post, poashtu ka këshilluar Trumpin se tani nuk është koha optimale që të prezantohet plani paqësor për Palestinën pasi që ka “ tepër vështirësi”. Ai poashtu ka thënë se nëse Washingtoni dëshiron nga ai që të mbështes planin ai paraprakisht duhet të sheh atë.

Trumpi u përgjigj se “ në rast se administrata ime nuk mund të arrijë zgjidhje, atëherë asnjë administratë amerikane nuk do të mundet”, ka përcjell Jerusalem Posti izraelit. Edhe pse takimi është mbajtur në fund të qershorit, komentuesit janë paraqitur tek këtë vikend dhe i pari i ka publikuar kanali izraelit Kanal 10.

Kanali 10 ka cek se raportet kanë konfirmuar ish zyrtari amerikan dhe izraelit. Kanali 10 izraelit poashtu ka cek diplomatin francez anonim si burim të vetin.

Edhe pse komentet janë thënë në formë të shakasë, Trumpi me siguri ka fol për frikën nga baraspesha demografike brenda Izraelit. Brenda Linjës së gjelbër, kufiri i cili ndan Izraelin nga periudha para vitit 1968 nga territoret e okupuara palestineze , 6,5 milion nga 8,8 milion të popullatës janë hebrenj, që përbëjnë rreth 75%. Pjesa tjetër janë qytetar palestinez të Izraelit, pastaj drurët dhe pakicat tjera përkatëse.

Në rast se kërkohet zgjidhja me një shtet, në të cilën territoret të okupuara palestineze dhe Izraeli do të përbënin “një shtet për të gjithë qytetarët”, edhe 4,8 milion shtesë palestinez do të përfshiheshin në këtë statistike.

Me 2,3 milion qytetar ekzistues që nuk janë hebrenj, shteti i tillë nuk do të kishte shumicën izraelite. Shkalla e lartë e natalitetit tek palestinezët dhe zvogëlimi i natalitetit tek hebrenj poashtu në një të ardhme të afërt do të zvogëlonin edhe më tej këtë diferencë në numrin e banorëve të një shteti të përbashkët izraelito-palestinez.

Burimi: IslamBosna.ba