Kulturë - Art - Fe

Përkthimi i ri i Kur’anit në gjuhën polake

Bashkimi Islamik i Polonisë tha se një përkthim i ri i Kur'anit në gjuhën polake do të botohet në vjeshtë, në Poloni.

Sipas faqes së lajmeve LE360, një numër studiuesish dhe ekspertësh muslimanë kanë mbikëqyrur punën e përkthimin të Kur'anit në gjuhën polake.

Përkthimi i Kur’anit në gjuhën polake i ka marrë përkthyesit rreth tri vjet për ta përkthyer atë dhe tani është gati për botim.

Bashkimi Islamik i Polonisë  njoftoi se 5,000 kopje të përkthimit do të shtypen në vjeshtë.

Bashkimi Islamik i Polonisë shtoi se një kopje dixhitale do të jetë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Bashkimit Islamik të Polonisë.

Aktualisht, ekzistojnë dy përkthime të Kur’anit të Shenjtë në gjuhën polake. Përkthimi i parë u botua në vitin 1858 dhe i dyti në vitin 1986.

Bashkimi Islamik i Polonisë  vendosi që  ka nevojë për një përkthim të ri, sepse dy përkthimet  kanë nevojë për shumë rishikime dhe redaktime për t'i bërë ato të kuptueshme për të gjithë.

Gjuha polake është një gjuhë sllave e folur kryesisht në Poloni dhe është gjuha amtare e polakëve.

Polonia është një vend i Evropës Lindore në Detin Baltik. Muslimanët në Poloni përbëjnë më pak se 0.5 përqind të popullatës së përgjithshme.

Burimi: IQNA