Kurdët e Sirisë marrin postin kufitar me Irakun nga militantët
Një grup monitorues tha se të shtunën në sabah, luftëtarët kurdë në Siri konfiskuan një kalim në kufirin lindor me Irakun nga forcat militante, gjatë përleshjeve të ashpra.
Kurdët ” morën kontrollin e kufirit me Irakun, Al- Yaarubia në të gdhirë , pas përleshjeve me militantët e Frontit El-Nusra dhe me militantët e ashtuquajtur Shtetin islamik në Irak dhe Levant dhe me rebelë të tjerë”, tha tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Përleshjet lanë luftëtarë të vdekur në të dyja anët, sipas Observatorit, që është një organizatë me bazë në Britani e cila mbështetet në një rrjet të burimeve në terren me raportet e saj.
Të premten në mëngjes luftëtarët kurdë kanë hyrë në qytetin e Al- Yaarubia, për të cilin ata kanë luftuar kundër xhihadistëve disa ditë, për ta marrë kontrollin e qytetit.
Kurdët dhe ekstremistët kanë luftuar disa muaj për të marrë kontrollin e Sirisë Verilindore, një zonë e pasur me naftë dhe grurë.
Observatori tha të enjten se do të jetë e vështirë për forcat kurde të marrin postin, sepse ai ishte nën kontrollin e shumë grupeve xhihadiste”.