Stereotipet Adoleshente
Adoleshentët janë pjesa më e ndieshme e një shoqërie, në kuptimin, se është kategori njerëzish e cila akoma nuk është në fazën e pjekurisë individuale dhe shoqërore kurse disi e ka kaluar fazën fëmijërore. Së paku adoleshtetët nuk pranojnë që të thirren si fëmijë, por si të rritur, shpesh here biles edhe të vetëdijshëm sa duhet. Prandaj mendoj që kam të drejtë kur them që është faza më e ndieshme dhe më e prekshme e shoqerisë.
Nëse është ashtu , atëherë del që krejt normale është që kujdes më të madh, duhet të i kushtojmë gjësendeve që janë të ndieshme qofshin ato materiale , qofshin shpirtërore.
Adoleshentët disi më përngjasin sikur disa lloje të luleve apo të frytave. Kam pare lule, të cilat aq janë të ndieshme ndaj ndikimeve të jashtme, sa që , vetëm nëse preken , ato rrudhen dhe i mbyllin fletët e kurorës, kurse shpesh here më ka rastisur, kur disa tregtarë të frytave , nuk më kanë lejuar që t’i prekë disa lloje të frutave , psh. Dardhë, për arsye se , nëse preket dardha, ajo menjëherë do të mavioset ose nxihet, sa që edhe çdo kokë e dardhave ishte mbështjellur me rrjet stiropoli, vetëm e vetëm që të mos ketë kontakt me diç.
Fëmijët , (në këtë rast adoleshentët) në të njëjtën kohë janë gjenerata më e dashur në shoqëri, si nga prindërit ashtu edhe nga rrethi shoqërorë.
Ata vetëm më janë pjesë e disa rrjedhave shoqërore, duke vijuar mësimet në shkolla, pjesëmarrje në kurse të ndryshme, aktivitete tjera kulturore etj. Adoleshetët gjenden në fazën jetësore më ambicioze por me ambiciozitet naiv. Duke mos e njohur akoma as vetveten por as edhe botën për rreth tyre, mos të flasim për më gjërë.
Adoleshetët “falë” disa elementeve antropologjike dhe bio-fizike, që i kanë në hise të i tejkalojnë, ata në shumicën e rasteve shëndrrohen në të padëgjueshëm dhe në të “ditur”, e në fakt akoma janë nxënës.
Tani do t’i prezentoj disa cilësi të adoleshentëve, kuptohet relativisht nga vendi dhe koha .
- Ata ndihen krenarë , në mënyrë të paarsyeshme, sepse akoma nuk kanë bërë asgjë të rëndësishme për botën,
- Ndihen të fuqishëm fizikisht, e që ajo fuqi nuk ka të bëjë me fuqinë e vërtetë, së paku njerëzore,
- Ose duan të jenë në skenë, në mesin e shokëve, ose ndryshe plas xhelozia mes vete ose inferioriteti apo hidhërimi,
- Merren me gjëra të parëndësishme dhe të pavlera, dhe iu shmangen obligimeve që u takojnë,
- Shpeshherë kërkesat i kanë të tepruara, sidomos nga prindërit, dhe nuk çajnë kokën për gjendjen socio-ekonomike të prindërve,
- Tek shumë prej tyre, shokët iu bëhen më të dashur se anëtaret e familjes, psh, vëllau, motra etj.
- I ndryshojnë sjelljet në aspekt negativ, në krahasim me vitet kur kanë qenë më të vegjël,
- Janë të pakujdesshëm në fjalorin e tyre, edhe pse ndoshta më herët kanë pasur fjalor të pastërt,
- Iu shmangen mësimeve me të madhe, ku shpeshherë ndodh që nëse dikur ka qenë nxënës i shkëlqyeshëm, tani si adoleshent , është i dobët, ,
- Dëshirojnë të arrijnë shumë gjëra , por pa angazhim,
- Nuk i pranojnë leht këshillat, nga mësuesit apo prindërit, dhe shpeshherë kur këshillohen , ata hidhërohen,
- Kanë përshtypjen se gjeneratat më të vjetra janë të pa civlizuar,
- Mendojnë që bota vetëm me ata duhet të merret,
- Nuk turpërohen për veprimet e turpshme që rreshtas i bëjnë, në vetmi apo para të tjerëve
- Kanë kohë shumë,
- Për gjithçka vendosin shpejtë,
- Dashurohen në atë që nuk e njeh dhe nuk i takon atij apo asaj,
- Nuk mendojnë për të nesërmen , dhe për sfidat që do të ballafaqohen gjat jetës. Etj.
Të gjitha këto elemente të cilat e prezentojnë një pasqyrim të jetës së një adoleshenti, mendoj se mjaftojnë, për të menduar më tepër rreth kësaj kategorie shoqërore. Nës kjo pasqyrë kryeson me të vertetat e adoleshentëve dhe mënyrës së të jetuarit të tyre, atëherë ndokush ngarrkohet me përgjgjësi njerëzore, morale, familjare, intelektuale, politike etj. Që kjo gjendje e çoroditur e adoleshentëve, disi të zbutet , duhet kushtuar kujdes më i madh dhe më i qëndrueshëm, për të vetmin qëllim, që ajo shtresë shoqërore, të jetë e tillë që , të është e gatshme për sfidat dhe seriozitetin e jetës së tijë në të ardhmen, duke e ditur që jeta gjithmonë nuk është lojë, kurse si çdo gjë tjetër , edhe jeta duhet të i ketë bazat e seriozitetitit, si në hapsirë ashtu edhe në kohë.
Kjo është përgjegjësi e përbashkët shoqërore, përndryshe shoqëria jonë në të ardhmen në mungesë të parandalimit të dukurive të tilla adoleshente, do të përballet me pasoja të shumta, në shumë sfera të jetës, posaçërisht në sferën sociale, ekonomike dhe familjare. Këtë artikull të shkurtër do ta kisha përbmbyllur me:
>Fëmijët i përngjajnë fluturave , të cilat me vrap fluturojnë drejt zjarrit, duke menduar se aty është drita, kurse të rriturit janë ata që duhet të i mbrojnë që mos të digjen<