Izrael

Qindra njerëz protestojnë , dënojnë urrejtjen e izraelitëve kundër myslimanëve, të krishterëve

Qindra njerëz kanë organizuar një demonstratë në afërsi të rezidencës së kryeministrit të regjimit cionist, Benjamin Netanjahu në

Jerusalem ( El-Kuds) për të dënuar sulmet e urrejtjes kundër muslimanëve vendas dhe të krishterëve në territoret e pushtuara.


   Myslimanët, të krishterët dhe hebrenjt mbajtën një protestë të përbashkët të dielën në të cilën  kritikuan sulmet e kryera nga cionistët radikalë. Protestuesit i bënë thirrje regjimit të Tel Avivit për të marrë veprime kundër sulmeve të tilla.

 

     Vandalët cionistë rregullisht sulmojnë pronat e të krishterëve dhe të myslimanëve, si dhe vendet, objektet e tyre të shenjta, në Bregun Perëndimor dhe Lindor, në Jerusalem, el- Kuds. Ekstremistët thonë  se sulmet janë kryer kundër çdo politike izraelite  për të zvogëluar praninë e kolonëve dhe vendbanimeve në tokën e pushtuar palestineze në Bregun Perëndimor dhe Lindor, al- Kuds ( Jerusalem ).


     Zyrtarët cionistë kanë marrë shumë rrallë ndonjë veprim kundër  kundër sulmuesve ekstremistë.


     Kritikët thonë se qeveria e regjimit cionist nuk ka marrë masa të mjaftueshme për të parandaluar sulmet.


      Gjithashtu, të dielën , Patriarku Latin, Fuad Tual, kreu i Kishës Katolike Romake në territoret e pushtuara palestineze,  ka dënuar krimin e urrejtjes.


      Kombet e Bashkuara thonë se ka pasur 2.100 sulme të tilla që nga viti 2006,  kur Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ( OCHA ) ka filluar numërimin e sulmeve vjetore, me statistika sulmet janë shtuar nga 115 në vitin  2006 deri në  399 sulme në vitin e kaluar, 2013.