Gjykata e Bahrejnit e lirojë figurën opozitare, Halil Marzouk
Gjykata e Bahrejnit, të enjten, më 24 tetor 2013, e ka liruar asistentin politik të Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës Islamike Wefak, Halil Marzouk, pasi e ka shtyrë gjyqin e tij deri më 18 nëntor 2013.
Seanca e gjykimit të Halil Marzouk u mbajt nën masa të rrepta të sigurisë, ku morëm pjesë figura politike, diplomatike dhe mediatike.
Figurat e opozitës, duke përfshirë edhe avokatët, gjithashtu, morën pjesë në seancë, duke shprehur solidaritetin me al- Marzouk-un.
Halil Marzouk po përballet me akuza për nxitje të terrorizmit dhe promovimit të akteve që përbëjnë krime të terrorizmit .
Shoqatë Islamike Wefak thotë se akuzat kundër Marzouk-ut janë hakmarrëse”
Nga ana e saj, Shoqata Islamike Wefak konsideron se autoritetet i kanë fabrikuar të gjitha akuzat kundër al- Marzouk-ut dhe me këtë synojnë jo vetëm kufizimin e tij, por edhe kufizimin rolin politik të tij.
Gjithashtu, Shoqata Islame tha se akuzat janë hakmarrëse dhe se ato përcaktojnë qëndrimin e regjimit të Bahrejnit.
Shoqata Islamike Wefak më tej vlerësoi Marzouk-un, i cili gjykohet sepse ai është një nga figurat kombëtare që ka përkrahur gjithmonë lëvizjet paqësore dhe lëvizjet politike demokratike kundër tiranisë së regjimit.
Vendimi i gjykatës së Bahrejnit erdhi pasi që 58 deputetë evropianë iu drejtuan Mbretit të Bahrejnit, duke kërkuar lirimin e Marzouk-ut.