Amerike

Kthesë në politikën e SHBA-ve ndaj Sirisë - Goditje e fortë për Rexheb Erdoganin

src=http://mediaelire.net/images/syria_strike.jpg

Turqia në kryengritjen siriane më tepër se dy vite luan rolin kyç dhe është aleati më i përafërt të gjitha grupeve kryengritësve, ashtu edhe të atyre ekstremistëve sikurse që janë degët siriane të Al Qaidës, Al Nusra, ISIL, e cila si aleat i SHBA-ve që është, do të duhej të trajtojë si terroristë. Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajjib Erdogani ka vendosur që të hap plotësisht kufirin e vet me Sirinë kryengritësve sirian, ndërsa lideri i kurdëve sirian Salih Muslimi për të përditshmen turke Taraf ka thënë se turqit për të siguruar kalimin  e lirë ekstremistëve nga Fronti Al Nusra dhe grupacioneve tjera kryengritësve, kanë deminuar tërë hapësirën përgjatë kufirit në anën lindore të Serekanisë.

            Burimet ushtarake amerikane citojnë në raportin sekret të agjencisë informative”National Ground Intelligence Center” se Turqia mbi vete ka marrë rol në dorëzimin e armëve kimike ekstremistëve të frontit Al Nusra.

Në marrëveshje me Arabinë Saudite, sarinin (materie helmuese kimike) ka sjell ish gjenerali i ushtrisë irakiane Adnan Al Dulaimi në Turqi, më tutje shërbimet sekrete turke nëpërmjet kufirit në Hatay i kanë përcjellur kryengritësve sirian, i cili më vonë edhe u përdor në Alep të Sirisë.

Edhe pse vet e përfshirë në lojën e pistë me armët kimike, vetëm disa ditë pas sulmit me armë kimike(sarin) në paralagjet e Damaskut( kur akoma nuk ishte e  ditur  se kush ishte  përgjegjës për atë sulm) dhe se kur pritej se sulmi amerikan mbi Sirinë ka qenë akt i kryer, Turqia në ndërkohë kryengritësit sirian i furnizoi me 400 tonë armatim dhe municion duke llogaritur se së shpejti do të vije fundi i luftës dhe humbja e Bashar Asadit. Ajo ka qenë furnizimi më i madh i armatimit të kryengritësve sirian në periudhën dy vjeçare të luftës, nga ana e Turqisë.

            Në fund të gushtit si dhe në fillim të shtatorit kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fillimin e kampanjës ushtarake kundër Sirisë mbetën pa përkrahjen e Britanisë së Madhe, pastaj edhe të Francës dhe në fund edhe të gjithë të tjerëve të cilët në fillim kanë përkrahur agresionin ushtarak amerikan mbi Sirinë, e vetmja e cila mbeti në përkrahje të SHBA-ve, se me sulm ushtarak duhet përmbysur regjimin diktatorial të Asadit, ishte Turqia.

            Me veprimin, i cili në histori do të mbetej i shënuar si reaksioni brilant në blef-diplomacinë e sekretarit shtetëror amerikan John Kerrit, ministri rus i punëve të jashtme Sergej Lavrov e ndërpreu intervenimin ushtarak amerikan, dhe kërkoi nga Bashar Asadi të shkatërrojë edhe ashtu të vjetruar armatimin kimik, dhe se konfliktin sirian e ri fokusoi në zgjidhjen politike e cila do të duhej të gjendej në fund të nëntorit të këtij viti në Gjenevë të Zvicrës në bisedimet politike në mes palëve në konflikt.

         Pasi që Uashingtoni hoqi dorë nga intervenimi ushtarak, pasuan luftimet në mes vet grupacioneve të ndryshme kryengritës sirian, ndërsa ushtria siriane nisi të korri fitore  në beteja, kurse kurdët sirian ndërmorën hapin që në bisedime politike që do të pasojnë të përgatiten në marrëveshje me qeverinë siriane në Damask. Të gjithëve tani është e çartë se mbështetja pa rezervë e Turqisë kryengritësve sirian në veri të Sirisë, për qeverinë e Ankarasë do të ishte më tutje  kundër produktive dhe shumë e dëmshme. Kufijtë e hapur, mbështetja financiare dhe logjistike, dërgimi i vullnetarëve të huaj dhe armatimit e municionit, si dhe kyçja e drejtpërdrejtë e agjentëve zbulues dhe eprorëve ushtarak të cilët gjatë dy viteve të kaluara edhe kanë pësuar në anën e kufirit sirian, është diç që duhet ndërprerë për të parandaluar dëmin edhe më të madh, për të cilin duhet menduar tani e tutje qeveria në Ankara si dhe kryeministri i saj Rexhep Tajjib Erdogan.

            Këtë e vërteton edhe e përditshmja amerikane New York Times e cila shkruan : ” Turqia gjendet në pozitën  e njëjtë sikurse shumë shtete tjera të cilët i kanë përkrahur kryengritësit, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe se qeveria në Ankara më në fund është bërë e vetëdijshme që në opozitën siriane dominojnë ekstremistët  dhe se ata udhëheqin rolin kryesor në kryengritjen siriane. New York Times pretendon se tani qeveria e Ankarasë shumë lehtë mund të ndalojë mbështetjen të cilën gjer tani me të madhe e ka ofruar kryengritësve sirian.

         Reuteri njoftoi pasi që nga afërsia e Azazit, një hapësirë strategjike të cilët e mbajnë nën kontroll ekstremistët e ISIL-it( degë e Al Qaidës në Siri), ditë më parë kanë rënë brenda territorit turk disa granata, ushtria turke është kundër përgjigjur me  zjarr të forte artilerie mbi pozicionet e kryengritësve sirian, e cila flet se mund të vjen gjer te kthesa edhe në politikën e Ankarasë ndaj kryengritje në Siri.

         Tani kur, Shtetet e Bashkuara të Amerikës,janë pajtuar që të bashkëpunojnë me qeverinë e Asadit në Damask lidhur me shkatërrimin e arsenalit kimik sirian, me këtë qeveria e Ankarasë humbi një aleat të forte në Siri. Erdogani shpesh është kritikuar për shkak të furnizimit të armatimit dhe municionit kryengritësit sirian, si nga bashkësia ndërkombëtare, ashtu edhe nga qarqet opozitare në Turqi, dhe se tani gjendet në hall pasi që stabilitetin në kufirin jugor të Turqisë nuk do të mund të garantojë Armata e Lirë Siriane(FSA) e dobësuar.

         Qeveria e Ankarasë është e vetëdijshme për rrezikun që i kanoset pasi që në pyetje është vetëm koha kur dega e Al Kaidës në Siri  si cak do ta ketë edhe Turqinë. Për fuqizim të Al Kaidës edhe në territorin e Turqisë, në kuadër të kufijve të brendshme të NATO-së, Ankarën e fajësojnë ata të cilët gjatë gjithë kohës kanë kërkuar nga qeveria turke të kryen pjesën e punës sipas skenarit të përgatitur më pare, e që është administrata amerikane.

            Çfarë do të bëjë tani kryeministri Rexhep Tajjib Erdogan? Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet tjera të cilët vetëm para një muaji planifikonin sulmin mbi Sirinë, tani e thërrasin Bashar Asadin që të fokusohet në zgjidhjen politike të krizës siriane, ndërsa Erdogani mbetet i vetmuar me Ushtrinë e Lirë Siriane(FSA) e cila nuk po jep më rezultate të duhura në fushëbetejë.

            Sekretari shtetëror amerikan JohnKerry deklaroi se:” Departamenti i shtetit do të kërkojë që në kuadër të bisedimeve politike  forcimin e institucioneve shtetërore”. Kjo deklaratë mund të komentohej në dy mënyra: ose sekretari shtetëror amerikan ka deklaruar diç qe as vet nuk e di domethënien( që vështirë mund të besohet), ose është i vetëdijshëm plotësisht që me këtë mbështet institucionet shtetërore siriane në momentin kur mbetja e Asadit në pushtet është më se e sigurt se në fillim të kryengritjes siriane në vitin 2011. Pas kësaj menjëherë qeveritarët sirian deklaruan se bisedimet paqësore aq shumë të prolonguara do të mbahen në muajin nëntor në Gjenevë.

            Barack Obama dhe shtetet tjera me shkathtësi janë tërhequr nga roli që kanë pasur në kryengritjen siriane. Zyrtarëve turq të mashtruar,për shkak të kritikave të opinionit publik turk dhe bashkësisë ndërkombëtare, ju mbetet të ndërprenë ndihmën ekstremistëve sirian dhe të tërhiqen nga kjo lojë në të cilin janë katandisur.

             Nga ana e Perëndimit, kjo mund të llogaritet  dyfytyrësi, pasi që si nga Uashingtoni ashtu edhe prej kryeqendrave tjera evropiane akoma kërkohet që Asadi të largohet nga pushteti,që do të thotë në mënyrë tërthorazi mbështetje kryengritësve sirian. Turqia ka qenë e dëshpëruar më së shumti nga vendimi i Obamas që ë heq dorë nga intervenimi ushtarak kundër Sirisë, ndërsa zyrtarët turq nga ky veprim i  administratës  amerikane janë ndier të mashtruar.

            Edhe pse Turqia i ka hapur kufijtë e vet me ç’rast ka pranuar mbi 500.000 të shpërngulur nga lufta në Siri, kjo nuk është e rastësishme. Nga refugjatët sirian rekrutohen ushtarët e rinj, promovohen qëllimet politike, por merr edhe lëvdata nga bashkësia ndërkombëtare si shtet i cili për ndryshim nga Jordania e cila i kontrollon kufijtë e saja, më në fund ka pranuar që të ndihmojë popullit sirian të përvuajtur nga lufta. Por me ardhjen e numrit aq të madh të refugjatëve sirian, kjo ka përforcuar më tej tensionet ndëretnike  në zonat ndërkufitare të Turqisë.

         Kadri Gursel analist dhe kolumnist i të përditshmes Milliyet të Turqisë pretendon se:”Turqia edhe më tej mohon se është duke dhënë çfarëdo mbështetje ekstremistëve nga Al Kaida. Ajo mund të jetë e vërtetë, por e vërtet është se  edhe nuk po ndërmerr kurrfarë masash kundër tyre, edhe aty ku prezenca e tyre është e dukshme. Duke folur për sulmet në pozicionet e militantëve islamik në Siri, Kadri Gursel deklaron.” Si Turqia përpiqet të zbukurojë politikën e saj ndaj Sirisë dhe të tregoj se nuk do të toleroj kërcënimet për sigurinë e saj pa marr parasysh nga cila anë vijnë.

            New York Times cek se plani i Erdoganit që ai dhe partia  e tij AKP-ja të imponohen si lojtarë regjional më të forte i cili do të formësojë politikën edhe në shtetet fqinje, ka përjetuar disfatë. Ky proces e ka shpejtësuar edhe rrënjen e Vëllazërisë Myslimane në Egjipt e cila ka qenë e lidhur ngushtë me AKP-në turke, dhe se shumë vetë deklarojnë se rrjedha e konfliktit sirian ka dhënë grushtin serioz përpjekjeve regjionale të Turqisë.

         “Pas krizës siriane dhe egjiptiane ndikimi turk në regjion nuk shihet më nga këndë vështrimi pozitiv. Mbi modelin turk më nuk po diskutohet, dhe  në kontekst të pranverës arabe dhe ngjarjeve në Lindjen e Afërt do të thotë që Turqia rrezikon të humb vendin e vet dhe rolin e saj në politikën regjionale” shkruan profesori në Universitetin e Stambollit dhe kolumnist i rregullt  Fuat Keyman.

            Në përmbyllje  të kësaj mund të përfundohet se dhuna në Siri të cilin qeveria e Ankarasë gjer tani e ka mbështetur, si bumerang mund të kthehej Turqisë, dhe se strategjia e tillë assesi nuk mund të thuhet se ka qenë e suksesshme. Nga ana tjetër kriza siriane mund të jetë edhe mësim edhe partnerëve tjerë të Shteteve të Bashkuar të Amerikës në paktin NATO. Kur dikush luan lojën e huaj, duke menduar se mund të vendos për të gjitha, në fund do të përfundojë si faktor kryesor, ndërsa krijuesit ideor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës , të cilët kanë një përvojë të madhe në kësi situate çdoherë do të tërhiqen  në kohë të duhur. Prandaj fare nuk është befasi dhe çudi që Erdogani të ndaloj ndihmën ushtarake  kryengritësve sirian, të distancohet nga ekstremistët islamik, të ndërprejë mikpritjen dhe me këtë të shpëtojë sa më pare që është e mundur fytyrën e Turqisë, edhe atë pak fytyrë që i ka mbetur Erdoganit. A do të lejojë egoja e tij, kjo është veç një pyetje tjetër.

                                                                                        

                                                           Burimet:

       

New York Times, Reuters, Strategic Culture, Firat News, WND, Al Ahbar, Taraf, Milliyet

 

mediaelire.net