Liban

Nasrallah: Jemi në prag të një fitoreje të madhe në jug të Sirisë

Udhëheqësi i Hezbollahut Hasan Nasrallah njoftoi se forcat qeveritare në jug të Sirisë janë afër fitores. Hasan Nasrallah deklaroi se azilkërkuesit do të krijojnë mekanizma për kthimin në Siri.

Udhëheqësi i Hezbollahut Hasan Nasrallah tha se ushtria siriane dhe forcat aleate janë në prag të një fitoreje kundër grupeve të armatosura të paligjshme në jug të Sirisë.

Në një deklaratë për televizonin al Manar të Libanit, Nasrallah u shpreh kështu: “Jemi në prag të një fitoreje të madhe kundër të gjitha grupeve të armatosura të mbështetura nga SHBA-ja dhe Izraeli në jug të Sirisë.”

KUNDËR ISIS-IT DHE NUSRA-S

Forcat qeveritare siriane dhe Ushtria e Lirë Siriane (ÖSO), që një kohë të gjatë po zhvillojnë operacione në rajonin e jugut kundërmilitantëve të ISIS-it dhe frontit al Nusra (Fateh al-Sham).

Në operacionet e zhvilluara në rajonin me tension të reduktuar, në provincat Dera dhe Kuneytra të Sirisë jugperëndimore, disa vendbanime hynë nën kontrollin e forcave qeveritare.

THIRJET NË LIBAN PËR ‘KTHIMIN E SIRIANËVE’

Në deklaratën e tij, udhëheqësi i Hezbollahut gjithashtu i dha theks të veçantë edhe azil-kërkuesve sirian, të cilët në Liban kishin një numër të regjistruar prej 1 milion, por numrat e vërtet të të cilëve  janë shumë më të lartë. Nasrallah u shpreh se duke bashkëpunuar me qeverinë e Libanit dhe atë të Sirisë, ata do të krijojnë mekanizëm për të mundësuar që azilkërkuesit sirian të cilët duan të kthehen në vendet e tyre në mënyrë të sigurtë, të kthehen sa më shumë që të jetë e mundur.

Udhëheqësi i Hezbollahut i cili në zgjedhjet e muajit të kaluar ka arritur sukses të madh, por i cili është përballur me kërkesat e libanezëve për kthimin e sirianëve në vendet e tyre, ka premtuar se do të marrë përgjegjësinë për realizimin e kësaj.

PO FORMOHEN QENDRA APLIKIMI

Nasrallah u shpreh se “Duke u mbështetur në marrëdhëniet e mira dhe të forta me qeverinë e Sirisë, ne duam të ndihmojmë kundër procesit të ngadaltë për zgjidhjen e çështjes së azilkërkuesve”, duke vënë në dukje se ata kanë formuar qendra aplikimi për azilkërkuesit sirian të cilët duan të kthehen në vendet e tyre dhe se ato mund të arrihen nëpërmjet numrave të telefonit dhe llogarive të mediave sociale.

Nasrallah tha se ata do t’i përcjellin listat e sirianëve që kanë aplikuar tek zyrëtarët në Siri dhe se do të veprojnë në koordinim me autoritetet libaneze, duke shtuar se: “Ne do të punojmë së bashku në mënyrë që azilkërkuesit sirian të cilët dëshirojnë në kthehen vullnetarisht në vendet e tyre në mënyrë të sigurtë, të kthehen sa më shumë që të jetë e mundur.”

Nasrallah i cili premtoi kthimin e tyre para hapjes së shkollave në shtator, u shpreh se: “Ekziston një dallim i madh në mes të jetesës në një tendë dhe kthimit në shtëpi, lagje, shkollë.” Por ai gjithashtu vuri në dukje se nuk do të detyrojnë askënd të kthehet.

Burimi: Suriye Gerçekleri