Mungesë Dorëheqjesh
Për dallim nga shtetet me histori më të gjatë demokracie, në vendet tona (Maqedoni, Kosovë, Shqipëri etj.) ka mungesë dorheqjesh, për mos të thënë nuk ka fare sosh. Në këtë moment mendoj që lexuesi do të reagon menjëherë e të thotë, si nuk ka, kur Sali Berisha dha dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë demokratike në Shqipëri. Po e di edhe unë këtë, por nuk e kam ndërmend që të ndalem tek ky rast, sepse do ta përfundoj menjëherë, duke thënë se Sali Berisha de jure dha dorëheqje por de facto ai është akoma lideri shpirtërorë i P.D-së. Për të shkuar edhe më tej, ai nuk dha dorëheqje nga posti i kryetarit, për arsye se ai nuk ishte i kënaqur me të tjerët, por sespe të tjerët disi e humbën simpatinë ndaj tij.
Unë e kam fjalën tek dorëheqjet e liderëve apo zyrtarëve të lartë, që kanë fituar apo iu kanë dhuruar mandate apo poste të larta, ose nga populli ose nga mandatarë të caktuar.
Sikurse e kanë harruar se dorëheqja është akti më fisnik, më demokratik dhe më i lavdruar tek qytetarët, përkundër kësaj, prap nuk u shkon mendja të marrin vendim për të kërkuar ose për të dorëzuar dorëheqjen tek padronët e tyre.
Pa cekur llojin e funksionit të ndonjë funksionari, qoftë në nivel lokal , qoftë në atë qëndrorë, edhe kur i shohin dhe i dëgjojnë, kërkesat , kritikat, nervikosjet etj. të votuesëve të tyre, për rolin e tyre të pakryer, për mosrealizimin e premtimeve të ofruara gjat kampanjave elektorale, për mospërfaqësimin e duhur të qytetarëve etj. Ata përsëri nuk çajnë kokën, që në kësi situata, më e mira e të mirës është dorëheqja nga posti ose funksioni përkatës. Sigurisht që nuk kanë model të dorëheqësve vendorë, pra ka mungesë dorëheqjesh. Por kjo nuk i amneston ata, sepse kur mungon ndonjë produkt vendorë, natyrisht që importohet, në mënyrë që të plotësohen nevojat vendore. U sugjeroj që ky lloj artikulli egziston me shumicë në vende të ndryshme të botës e sidomos në vendet Europiane, drejt të cilëve edhe është fokusuar e tërë politika e tyre, ku një funksionarë i lartë, për një abuzim të 100. eurove, jep dorëheqje të parevokueshme në shenjë dinjiteti dhe respekti që ka ndaj qytetarëve taksapagues.
Qytetarët e rëndomtë , punëtorët dhe të papunët , nuk kanë aq shumë nevojë për retorikë politike, në fakt ata shpeshëherë edhe nuk janë në gjendje të i kuptojnë fjalimet politike nga politikan të ndryshëm, njësoj sikur unë që i dëgjoj mjekët në emisione të ndryshme, por rreth 50 % nuk ua kuptoj bisedat, për arsye se fjalori i tyre është i përzier më terminologji latine, etj. Por qytetarët më së shumti dhe më së miri e kuptojnë retorikën e veprimeve, që bëhen për interes të tyre, nga funksionarët të cilat ata i kanë votuar. Biles qytetrëve nuk ka nevojë edhe të u çahet koka me kampanjë parazgjedhore, sepse vet gjendja e sektorit publik
Flet më shumë se sa çdo politikan që mundë të llomotis nëpër mitingje.
Përkundër gjitha problemeve që i kanë qytetarët në të gjitha sferat e jetës socio-ekonomike dhe politike ata prap vendosin për t’ia dhënë verdiktin kësaj apo asaj partie, këtij apo atij kandidati, me qëllimin e vetëm , mos vallë në këtë mandat po lëvizin gjërat. Prandaj përgjegjësia e votës dhe ndërgjegja morale dhe njerëzore, i mbetet të zgjedhurve apo mandatarëve , që t’i plotësojnë kërkesat elementare të votuesëve, t’i realizojnë premtimet e dhëna dhe të ngashme. Arsyeja e mundshme që do të më vijë nga të tillët do të ishte se, kërkesat e mia nuk përfillen nga ata më të lartit dhe kështu skam çfarë të bëjë. Kjo do të ishte arsyeja dhe aryetimi më banal i mundshëm, sepse ajo më e sinqerta që do të mundje ta bëje është të ofroj dorëheqje, e që ajo dorëheqjedo të ishte dorheqje e qytetarëve, që në fakt kjo do të reflektohej pozitivisht tek qytetarët, për të cilët e tërë kjo kauzë zhvillohet. Dhe për në fund, të nderuar politikan, funksionarë, lider, kryetarë… mos u merakosni nëse dorëhiqeni sepse dorëheqja ju ngrit më tepër se sa posti që keni pasur. Megjithatë ka -mungesë dorëheqjesh-.