Izraeli ndihet i tmerruar ndaj rrezikut të Nuxhabës/ Ata janë besnikë ndaj Ajetullah Hamaneit
Instituti i Uashingtonit dhe Qendra Ndërkombëtare Wilson kanë ekzaminuar doktrinën Nuxhaba dhe ndjekjen e rrugës Velayet-i Fakih nga ta, duke e cilësuar praninë e këtij grupi në kufirin izraelit, si një kërcënim të frikshëm ndaj këtij regjimi.
Disa ditë më parë, dy qendra amerikane për hulumtime paralajmëruan lidhur me aktivitetet dhe zhvillimin e Lëvizjes së Rezistencës Islamike Nuxheba.
Instituti amerikan (The Washington Institute) në Uashington, në një vlerësim dhe analizë politike, e cilësoi Rezistencën Islamike Nuxhaba si shumë të rrezikshme dhe nën mbështetjen e Iranit.
Këto qendra u shprehen se: ‘Secili prej grupeve me bazë në Siri ka një detyrë të caktuar dhe janë aktivë në një rajon të caktuar. Rezistenca Islamike Nuxhaba ka një ndikim më të madh dhe më të fortë sesa grupet e tjera dhe madje vepron pranë forcave amerikane përgjatë kufijve izraelitë.
Grupi Nuxhaba njoftoi se në mars të vitit 2017 u formuan brigadat e shpëtimit të Golanit dhe kjo paraqet një kërcënim serioz ndaj autoriteteve izraelite, gjë që shkaktoi shqetësim për ta.”
Një qendër tjetër amerikane për hulumtime, Wilson Center, lidhur me Rezistencën Islamike Nuxhaba shkroi kështu: ‘Doktrinat dhe synimet e këtij grupi irakian janë mbrojtja e atdheut të tyre, qyteteve të shenjta dhe tyrbeve në Irak dhe Siri, luftimi i terroristëve si dhe mbrojtja e shiitëve në Irak, Siri dhe në çdo vend të botës.’
Ky burim e cilësoi Nuxhabën si pasues besnikë të Velayeti Fakih nën udhëheqjen e udhëheqësit të Revolucionit Islamik, Ajetullah Hamanei.
Lidhur me sekretarin e përgjithshëm të grupit të rezistencës, Wilson Center shkroi se: ‘Ekrem al-Kabi ka qenë aktiv në shumë grupe militante pas sulmit të Amerikës ndaj Irakut në vitin 2003. Në vitin 2008, Departamenti i Thesarit i SHBA-së e mori atë në listën e sanksioneve për planifikim dhe komandim të një sulmi ndaj forcave të koalicionit.
Në këtë raport gjithashtu u tha se Nuxhaba ka 9000 trupa, dy të tretat e të cilëve luftojnë në Irak, ndërsa një e treta në vendet fqinje të Sirisë.
Ky institut amerikan vazhdoi kështu: ‘Tre mijë anëtarë të grupit morën pjesë në mënyrë aktive në çlirimin e Aleppos në vitin 2016 dhe ishte një nga faktorët kryesorë në çlirimin e rajonit. Gjithashtu në vitin 2017, formoi brigadat e shpëtimit të Golanit.’
Në fund të raportit të web faqes së Qendrës Ndërkombëtare Wilson, iu referua hapjes së akademisë së Nuxhabës në vitin 2018, e cila jep arsim ideologjik, social dhe kulturor.
Duhet të theksohet se në të njëjtën kohë me rritjen e presioneve kundër Iranit dhe boshtit të rezistencës, qendrat vendimmarrëse në Perëndim kanë nisur një propagandë masive kundër rezistencës, duke përfshirë edhe Lëvizjen Nuxhaba.
Duket se, sipas të gjitha grupeve të tjera irakiane, fronti i opozitës është më i ndjeshëm ndaj kësaj rezistence dhe mund të thuhet se arsyeja e kësaj është lidhja e thellë e Nuxhabës me Republikën Islamike të Iranit si dhe rritja e shpejtë e kësaj lëvizjeje dhe veprimtaria e saj më e gjerë.
Burimi: Tasnim News Agency