Izrael

Shtypi izraelit lavdëron Erdoganin: Ai e di dallimin e politikës me tregtinë

Në një shkrim në shtypin izraelit thuhet se presidenti Tajip Erdogan “është i kujdesshëm në kufizimin e zemërimit” dhe se “ai e di dallimin midis tregtisë dhe politikës”.

Në një artikull të botuar në gazetën izraelite Haaretz, u raportua se edhe nëse marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit “viteve të fundit nuk kanë qenë të ngrohta”, këto marrëdhënie u përmirësuan pas zgjidhjes së incidentit Mavi Marmara.

Në artikull thuhet se "lidhjet tregtare dhe të biznesit janë të ndara nga tensioni politik" dhe se tensioni politik vazhdon të forcohet.

Në gazetë, për presidentin Tajip Erdogan, u tha se “Sa do që të zemërohet me Izraelin, ai nuk lejon që punët të shkojnë në rrugën e zakonshme” dhe se ai ka frikë nga dëmi ekonomik.

Gazeta Haaretz e cila pyeti se “Kush fiton më shumë kur Izraeli merr nga Turqia këmishë me çmim të ulët?, deklaroi se fitojnë të dyja palët.

‘NUK KAM NDJERË TENSION MADJE AS PAS INCIDENTIT MAVI MARMARA’

Haaretz raportoi se Izraeli nuk ka bërë pothuajse fare tregti me vendet arabe dhe shtoi seTurqia ka potencial të madh për Izraelin për arsye logjistike, por që kjo nuk është përdorur kurr.

Gazeta izraelite e cila raportoi se vitin e kaluar, gati 2 milionë njerëz kanë ardhur nga Izraeli në Turqi me 12.400 fluturime argumentoi se nga kjo kanë përfituar të dyja palët.

David Behrisch, një nga ortakët e kompanisë logjistike izraelite të quajtur Tiran Shipping, vuri në dukje rritjen e vazhdueshme të tregtisë në mes të Turqisë dhe Izraelit, duke shtuar se: “Unë nuk ndjeva ndonjë tension, madje as pas incidentit Mavi Marmara. Mendoj se nuk do të ndjejë as tani. Jam takuar me konsullatën izraelite në Stamboll dhe më kanë thënë se punët po rrjedhin normal dhe se do të vazhdojnë kështu.”

TREGTIA ARRITI NË 4.3 MILIARDË DOLLARË

Gazeta Haaretz e cila shtoi se në vitin 2017, tregtia Izrael-Turqi ka arritur në 4.3 miliardë dollarë, tha se Turqia ka dhënë më shumë tregti; Izraeli ka marrë nga Turqia produkte 2.9 miliardë dollarëshe ndërsa i ka shitur produkte 1.4 miliardë dollarëshe.

Në shkrim u argumentua se gazi natyror është një mundësi e madhe për rritjen e tregtisë Izrael-Turqi dhe u raportua se Turqia “është e varur në një shkallë të rrezikshme nga gazi natyror i Rusisë”, ndërsa Izraeli posedon rezerva të mëdha të gazit natyror.

Po ashtu, u vu në dukje se të dy palët janë që një kohë të gjatë në bisedime në fushën e energjisë, por se ato ende nuk kanë përfunduar.

Në shkrim u theksua se nevojitet sigurim afatgjatë për marrëveshjet e gazit natyror dhe u raportua se Erdogan “është i kujdesshëm në kufizimin e zemërimit” dhe se “ai e di dallimin midis tregtisë dhe politikës”.

Eksperti izraelit tha për Erdoganin se “ai i njeh kufijtë e tij, por nuk dihet se si do të ndërmarrë hapin e tij të ardhshëm në Lindjen e Mesme dinamike”.

Burimi: Welayet News