Politika fiskale rilindase sot në shqipëri dhe thirrja historike “ndihmë ” tek amerika nënë
Sipas gojë dhënave Historike Shqipëria ka vuajtur, prej vitesh fatin e keq e të qenit rob i vendeve të tjera. Historia na ka treguar se vendi ynë ka qenë gjithnjë në qendër të lakmive Botërore për vlerat që ajo ka pasur. Vlerat Gjeografike që e bëjnë atë një vend me klimë të butë dhe të qëndrueshme në krahasim me shtetet e tjera. Shumë fakte tregojnë se ky vend nuk sulmohej prej lakmisë, por prej rastësisë duke qenë se Shqipëria shërbente si udhëkryq që lidhte dy superfuqi të lashta perandorake, atë greke dhe atë romake. Sipas dorëshkrimeve, gjatë luftës së Dytë Botërore, Shqipëria nuk u sulmua sepse lakmohej prej fashistëve për relievin dhe pasurinë e saj Gjeografike, por sepse, gjoja, gjatë luftës një Italian u vra, nga grekët, në territorin tonë dhe fashistët depërtuan në territorin tonë për të shkuar në tokën greke që t’i shpallnin asaj luftë. Nëse nuk do të ishte për pushtimet fashiste dhe nazitse, vendi ynë do të gëzonte një situatë tepër të avancuar ekonomike. Cfarë e bëri Shqipërinë të jetë 100 vjet prapa ekonomikisht nga shtetet e tjera? Nuk qenë vetëm luftërat ato që e lanë pas Shqipërinë. Prindërit tanë kanë përjetuar sistemin e egër komunist i cili qe një faktor tjetër kryesor për këtë varfëri që n’a pushton sot. Enver Hoxha bllokoi marrëdhëniet me shtetet e tjera të fuqishme ekonomikisht sepse mendoi se ato përcillnin grimca të kulturës perëndimore të cilat Enveri i quante si të shthurura.. Ai mendonte se, nëse do ta përfshinte vendin në kulturën e huaj, kultura jonë rrezikonte të zhdukej dhe shoqëria do përfshihej nën një llum të rrezikshëm shthurjeje dhe degjenerimi. Enveri mendonte se, po t’a izolonte Shqipërinë nga ndikimi Europian, do të shpëtontë identitetin e të qenit një shtet Sovran dhe me kultur homogjene Në kohën e tij tregu i punës nuk ekzistonte sepse shtresat sociale ishin të barabarta ekonomikisht. Punë kishte për të gjithë. Studentët që lauroheshin , emëroheshin nëpër sektore të ndryshme pune sipas profileve të tyre duke i dhënë shtymën konkurencës. Sot, pas rënies së regjimit Komunist, situate paraqitet shumë ndryshe. Vërtet në kohën e Enverit nuk ekzistonte tregu i punës, por izolimi politik dhe ekonomik i atij sistemi e lanë pas zhvillimin ekonomik në vend duke u mbyllur portat për të gjithë shqiptarët. Puna ra, leku u bllokua, llogarit u ngrinë, bankat falimentuan. Shqipëria e humbi ekuilibrin e punës. Shumë shqiptarë, duke u ndjerë në vështirësi ekonomike, emigruan në vende fqinje për një jetë më të mirë.Shumica ikën klandestinë duke përfunduar në atë që sot quhet “Trragjedia e Otrantos”. Populli e harroi barazinë sociale të diktatorit Enver dhe kuptoi se izolimi ekonomik me vendet e zhvilluara, për 45 vjet sundim diktatorial, shkatërruan të ardhmen e cdo shqiptari. Enveri harroi se nuk ishte i pavdekshëm. Mendoi se do të rronte përjet dhe do të ringjallej pasi të lante mëkatet në “Ferrin” e Dante Aligerit. Vdekja e tij nxori në pah negativitetin e sistemit Marksist-Leninist që ushtroi “Pinoceti” ynë i dashur. Cfarë e gjeti Kinën apo Rusinë, dy sistemet më të mëdha Komuniste në Botë, që pranuan grimcat e Kulturës Perëndimore? A janë sot ato shtetet më të zhvilluara ekonomikisht? (sidomos Kina). Enveri mendoi se, duke pasur toka pjellore dhe puse të mëdha nafte, ne do të mund ta ndërtonim dhe zhvillonim vetë tregun e punës. Si shpjegohet, atëhere se Shqipëria nuk u pasurua kurrë? Dikur shqiptarët punonin për një fet buke që e ndanin familjarisht dhe për një bidon qumësh që prisnin me orë të tëra në radhë. Me kaq mjaftohej dktatori Enver. Pasojat e veprimeve të pamenduara të udhëheqësve tanë po i heqim ne, pasardhësit e atij brezi të lodhur. Prandaj ne kë rkuam ndihmë . I thirrë m Amerikë s së madhe. Si gjithmonë Amerika në na e të gjithve. Shpresa e vetme e cdo shteti në rrezik. Ajo erdhi, ju pë rgjigj thirrjes. Ajo mbolli demokracinë . Demokracia na dha shancet për të udhëhequr veten, pa u ndejrë të kolonizuar, por si mund ta ngremë një shtet ekonomikisht kur cdo pushtetar që vjen në pushtet, mendon vec karrige karriere?! Demokracia shërbeu për t’u hapur rrugë të huajve të investojnë brenda vendit tonë. Që nga 1992-shi, Shqipëria u pa, nga të huajt, si një magazinë e mirë e pastrimit të lekut pë rata që keqinterpretuan misjonin Amerikan në zhvillimin e Shqipë risë . Mos të harrojmë firmat e mëdha ekonomike që hëngrën lekët e popullit shqiptar duke e lënë në mizerje, sidomos firma piramidale GJALLICA. Europa e vuri re këtë padashuri të shqiptarit për vendin e vet dhe vuri Demokracinë për arsye cvatjeje dhe pastrami pasurie edhe pse Amerika në në bë rtiti me të madhe se Demokracinë e mbolli pë r pushtetin e popullit, prej popullit me popullin.
Pas 1997-ë s, kur Amerika ndë rhyri serjozisht në politikë n tonë , u ndërtuan shumë kompani, firma të mëdha tregtare dhe u hapën shumë vende pune duke e rihapur, kështu, përsëri tregun e punës. Si e tillë lindi konkurenca. Kjo konkurencë futi disi tamanë e inficitit dhe këto kompani filluan ta merrnin seriozisht investimin në Shqipëri. Duke parë dhe kushtet që ofronte vendi ynë, Europa mendoi se po të kishte një dorë të zonjën, ky vend do të arrinte majat e zhvillimit ekonomik. Nuk ishin më kompanitë e huaja që pengonin tregun e punës në Shqipëri,as Amerika jonë e dashur dhe shpë timtare, por vetë politika shqiptare. Shqipëria u kthye në një fushë betejë midis të huajve dhe shqiptarëve. Të huajt investojnë, shqiptarët shkaterrojnë. Nga se vihet re kjo? Ndërkohë që të huajt investojnë miliona dollarë në vendin tonë, politika jonë mban konferenca, bën demostrata e protesta për një karrige pushteti. Politika jonë rrit taksta, vendos taksa fiskale për tregjet, rrit cmimet e produkteve, rrit cmimin e Energjisë dhe të Ujësjellësit, por harron të rrisë rrogat, dhe bë n shkarkime të pamasa nga vendet e punë s duke lë n kë shtu rreth 6.000 veta të papunë dhe të pashpresë .
Aq posht po arrin tregu i punës sa, për një vend pune me 150 mijë lekë në muaj, duhet të fusësh një mik të fortë apo të paguash të paktën 7000 euro harac. Kjo është pasqyra e një të ardhme të errët që na pret nëse vazhdojmë të ecim kështu. Do të përfundojmë si Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore ku, një shkrepse kushtonte 1 miliardë lekë. Kështu do të thyhen ëndërrat e cdo shqiptari për t’u bërë i barabartë me fqinjët europianë. Me situatën e sotme thuhet me gojën plot se shqipëria është pranë një kaosi gjigand të konkurencës ekonomike dhe papunë sisë .
Shqipë ria ka nevojë pë r forcë n e Amerikës. Nëse gazeta Angleze nënvizoi se Shqipërisë i duhet SUPERMENI pë r të shpëtuar atëhere le të thërrasim Amerikën. Ajo është SUPERMENI ynë i vetëm që historia na ka njohur.